Spartak Ngjela
Para disa ditësh u arrestuan dhe u dënuan në Greqi dy shoferë shqiptarë pse kishin në makinat e tyre libra të shkruar në gjuhën shqipe. Por, kjo nuk është një rastësi dhe as një lapsus policor: kjo është pjesë e pandarë e një historie antishqiptare, e injorancës anadollake greke, që ka njëqind e pesëdhjetë vjet që vijon. Kjo injorancë greke, dihet tani si e provuar se, për shkrimin e gjuhës shqipe, ka vrarë patriotë të mëdhenj shqiptarë gjatë pushtimit osman, në bashkëpunim edhe me pushtuesin osman, sepse edhe ky gjithashtu, ka qenë një armik shekullor i ethshëm i gjuhës shqipe.
l.
E gjithë histeria greke në 150 vjetet e racizmit grek antishqiptar ka qenë frikë dhe kompleks i psikikës së trembur greke nga zbulesa e historisë që po vinte. Historia e Greqisë moderne, është krijimi mitologjik i mbretit grek me dinasti bavareze, dhe, e gjitha, me tendence ahistorike antishqiptare, që shkon deri në racizëm.
I gjithë miti është një e pavërtetë për të pajisur me certifikatë historike helene të ardhurit grekë nga grekët e Anadollit.
Mbreti gjerman i Greqisë e dinte mirë se historia e kësaj treve, nga rrethet e Athinës e deri lart në kufirin malazez e serb, ka qenë një histori shqiptarësh. Por, fati i keq i shqiptarëve që ishin ende nën sundimin osman, dha shtratin e mitit bavarez antishqiptar. Ky mit filloi të zbehej, sidomos pas rënies së Perandorisë Osmane dhe krijimit të Shqipërisë. Por, pikërisht në këtë kohë, trysnia greke antishqiptare kaloi në racizëm të hapur.
Tërbimi i luftës antishqiptare, i drejtuar nga kisha greke, u vërsul i gjithi kundër gjuhës shqipe. Dhe, kjo vazhdon edhe sot. Ky është një turp i madh historik, të cilit po i vjen fundi.
E gjithë propaganda aktuale greke për “të drejtat e minoritetit grek në Shqiperi”, nuk ka lidhje me minoritetin prej 50 mijë grekësh të ardhur nga Anadolli në Shqipëri, në fund të shekullit të XIX-të, por, vetëm e vetëm, që të mos ketë kurrë një pretendim për gjuhën shqipe në Greqi.
Kjo në fakt është arsyeja e moslejimit të librave shqip në Greqi, dhe burgosja e dy shoferëve shqiptarë para disa ditësh.
ll.
Gjithsesi, fakti më i rëndë në këtë histori greke antishqiptare është gjenocidi anti-çam, kundër shqiptarëve në Çamërinë e vitit 1946: vrasja e rreth 6000 shqiptarëve dhe dëbimi nga trojet e tyre i 28 mijë shqiptareve, banues të lashtë autoktonë në Çamërinë epirote shqiptare, në një territor prej 18 mijë kilometra katrorë.
Edhe ky krim ka qenë një fshehje e madhe, por tani i ka ardhur fundi. Ky gjenocid makabër, i njohur botërisht tani, do të marrë lartësimin e tij të përditshëm për dëmin kriminal antinjerëzor dhe ekonomik që shteti grek i ka shkaktuar shqiptarëve dhe shtetit shqiptar.
Dëmi civil, i shkaktuar kundër shqiptarëve në Çamëri, sipas një përllogaritjeje për të vrarët, të shpronësuarit nga rreth 100 mijë hektarë tokë, për të shpërngulurit e 28 mijë shqitarëve drejt Shqipërisë: dëmi i tyre civil per capita dhe dëmi që i është shkaktuar Shqipërisë që i priti, i përllogaritur jo deri në fund, i kalon 150 miliardë dollarë amerikanë.
Greqia nuk ka shans që të mos e paguaje këtë dëm, të kthejë tokat e shqiptareve të shpronësuar në Çamëri dhe jo vetëm aty, dhe të lejojë riatdhesimin e çamëve të shpërngulur në vitin 1946.
Shumë shpejt do ta shihni, që çështja çame do të jetë ndërkombëtarisht shumë e mprehte dhe njëlloj sikurse ishte çështja kosovare në vitet ’90 të shekullit që kaloi.
lll.
Ka ardhur koha që shqiptarët duhet të riafirmojnë vetveten në Ballkan me historinë e tyre të madhe në këto treva, dhe, njëherësh, të lajnë hesapet me tradhtinë dhe tregtinë e brendshme të shqiptareve të shitur, që historikisht kanë qenë vegla të gjenocidit dhe racizmit antishqiptar grek, që nga vitet 1920 dhe vitet 1940, e deri te shitja e fundit e detit shqiptar në gjirin e Sarandës, në vitin 2007-2009, autorët tregtarë antikombëtare të të cilit janë ende nëpër këmbë dhe kërkojnë të livadhisin sërish me tregtinë e tyre të ndyrë, për të ardhur në pushtet me këtë lloj tregtie antikombëtare… Ashtu siç erdhën ne vitin 2009; kur politika greke iu mundësoi manipulimin e zgjedhjeve politike të atij viti.
Historia e Shqipërisë patjetër që duhet të rishkruhet, dhe, reforma e nisur kundër korrupsionit aktual shqiptar, patjetër që është hapi i parë i madh në krijimin e dinjitetit kombëtar shqiptar, përpara historisë që vjen. Dhe këtu do të fillojë sigurisht rishkrimi shkencor i historisë shqiptare, të fshehur nga shtetet fqinje, nga fuqitë e mëdha të Evropës së fillimit të shekullit te XX-të, dhe nga historiografia e shitur ose e trembur shqiptare.
Kjo është arsyeja që shqiptarët sot, në të dy shtetet shqiptarë në Ballkan, dhe kudo ku jetojnë, duhet të jenë të bashkuar përpara kësaj historie të re që po vjen për të rikrijuar vetveten, pas një nëpërkëmbjeje antishqiptare që ka zgjatur mbi pesëqind vjet. Sepse, e gjithë përçarja e shoqërisë shqiptare në pesë shekuj histori, ka si arsye fshehjen dhe denigrimin e çështjes shqiptare në Ballkan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk