Kompania e njohur e projektimit të kuzhinave, Frigo Deluxe, është shpërblyer me çmimin “Golden Prize”, nga Business Awards Trend 2023 që u organizua në Tiranë.

Ceremonia e ndarjes së trofeve dhe certifikatave të ekselencës u mbajt të premten e 15 dhjetorit 2023, në Teatrin e Operës dhe Baletit.


Frigo Deluxe shquhet si inovator i pashoq në fushën e projektimit të kuzhinave me pajisje profesionale industriale.

e1c6e87b 70b9 4bc5 a9ff 90c367887637

“Si përfaqësues i mbi 45 brendeve të njohura botërore të këtij sektorit, synimi ynë është të depërtojmë në zhvillimin e tregut evropian”, tha kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Burim Kuraja, pasi pranoi çmimin prestigjioz.

Ai shtoi se Frigo Deluxe si kompani me përvojë shumëvjeçare, ofron zgjidhje inovative dhe cilësore për nevojat e hoteleve, restoranteve, bareve dhe institucioneve të tjera gastronomike.

b6e8a41f edc1 4706 915d 836c6e8ab60b

“Për ne, Frigo Deluxe është sinonim i cilësisë dhe performancës në botën e kuzhinave profesionale industriale”, u shpreh më tej Kuraja.

70e07a39 6b67 4582 ad4d 9b15b2f68f9c

Frigo Deluxe është specializuar në Itali për projektimin e kuzhinave industriale profesionale. Trajnimi i vazhdueshëm i stafit profesional nga partnerët italianë bën të mundur që Frigo Deluxe të shquhet edhe në Zvicër, Gjermani, Danimarkë dhe Austri, përveç tregut rajonal. /Telegrafi/

410894037 741620884673666 8690363297003693239 n