Në vendkalimin kufitar Bogorodicë ka frekuentim të shtuar dhe pritja për dalje është rreth 30 minuta.
Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Siç informojnë nga LAMM, që nga dje është mbyllur njëra korsi e urës së Cërvena Rekës në rrugën kryesore A3 seksioni Kamenica e Maqedonisë – Dellçevë, për shkak të sigurisë më të madhe në komunikacion. Themelet e urës Cërvena Reka janë dëmtuar nga vërshimet që më 14 të këtij muaji goditën Dellçevën dhe rrethinën. Mbyllja është kryer me sinjalistikë të përcaktuar dhe qarkullimi në urë kryhet në mënyrë të alternuar në të dy drejtimet përgjatë një korsie.
“Për shkak të daljes nga shtrati të Kriva Rekës në ndërprerje do të jenë rrugët lokale nga Kriva Pallanka deri në fshatrat Varovishtë dhe Gradec. Në fshatin Pçinjë të Kumanovës janë grumbulluar drunj dhe degë nën urën e lumit Pçinjë me çka është zvogëluar rrjedhja e lumit, por ekziston rreziku i derdhjes dhe dëmtimit të urës, theksohet në kumtesën.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe