LAJMI I FUNDIT:

Franz Josef Strauss, ishte zyrtari i parë perëndimor që vizitoi Shqipërinë komuniste

Franz Josef Strauss, ishte zyrtari i parë perëndimor që vizitoi Shqipërinë komuniste

Më 18 gusht 1984 vizitoi Shqipërinë komuniste Kryeministri i Bavarisë, Franz Josef Strauss.

Është i pari funksionar perëndimor që ndërmerr një hap të tillë, duke thyer akullin disavjeçar të sistemit të vetëizoluar monopartiak, edhe pse Shqipëria bënte prova të përhershme për të krijuar marrëdhënie me shtete perëndimore, kryesisht ato evropiane.

Strauss-i ishte figurë e njohur për kohën, jo vetëm si Kryeministër i Bavarisë dhe kryetar i Bashkimit Kristian-Demokrat, por edhe si ideues i shpirtit të biznesit në sipërmarrjet e tij për krijimin e linjës evropiane Airbus.


Ai do të ishte ideatori për vendosjen e marrëdhënieve mes RFGJ-së dhe Shqipërisë rreth një vit para largimit, për shkak të vdekjes, të Hoxhës nga drejtimi i shtetit shqiptar.

Vizita e Kryeministrit Strauss u paraqit thjesht si e natyrës private, ku Shqipëria ishte rrugë kalimi nga Jugosllavia për në Greqi. Madje Strauss-it iu desh të zgjaste me një ditë qëndrimin e tij në Shqipëri, për t’u takuar me një prej funksionarëve të shtetit shqiptar.

I vetmi përfaqësues zyrtar shtetëror që e priti nga pala shqiptare ishte zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Manush Myftiu.

Arkivi Qendror Shtetëror i Shqipërisë publikoi një pjesë të bisedës mes Myftiut dhe Strauss-it gjatë pritjes që u krye më 18 gusht 1984.