LAJMI I FUNDIT:

Frangov: Në Gjevgjeli ka vetëm 582 persona të papunë, rezultati më i mirë në Maqedoni

Frangov: Në Gjevgjeli ka vetëm 582 persona të papunë, rezultati më i mirë në Maqedoni

Kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov, sot deklaroi se Gjevgjelia është destinacioni më i preferuar për të jetuar në Maqedoni. Sipas tij, Gjevgjelia është komuna me më pak qytetarët të papunësuar në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo tregon se në punën tonë kemi qenë në rrugë të vërtetë dhe kemi krijuar kushte të mira për jetë dhe biznes. Numri i të papunëve është 582 persona ose vetëm 4,59%, edhe përkundër krizës ekonomike botërore”, deklaroi Frangov.


Ai gjithashtu u shpreh, se mos të ishte kriza politike në dy vitet e fundit rezultatet e punës së tij do të ishin edhe më të mira./Telegrafi/