Ministri i Brendshëm i Francës ka anuluar bisedimet me Sekretaren e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel, pasi kryeministri Boris Johnson i bëri thirrje Francës që të rimarrë emigrantët që kaluan Kanalin Anglez.

Në një përshkallëzim të krizës politike pas vdekjes së 27 personave në Kanal, Gerald Darmanin tha se Franca ishte e zhgënjyer me letrën e kryeministrit britanik.


“Publikimi i letrës e bëri atë edhe më keq”, tha fillimisht ministri francez.

Johnson përcaktoi pesë hapa në letrën e drejtuar presidentit, Emmanuel Macron për të shmangur përsëritjen e tragjedisë të së mërkurës, raporton bbc.

“Ne e konsiderojmë letrën publike të kryeministrit britanik të papranueshme dhe në kundërshtim me diskutimet tona mes partnerëve”, tha Darmanin. “Si rrjedhojë Priti Patel nuk është më e ftuar”, shtoi ai.

Përmbytja e varkës gjatë ditës së mërkure shënoi humbjen më të madhe të jetëve në Kanalin Anglez - 17 burra, shtatë gra - njëra prej të cilëve ishte shtatzënë gjersa kanë vdekur edhe tre fëmijë.

Belgjika, Holanda, Gjermania dhe Komisioni Evropian do të marrin pjesë në samitin e së dielës në Calais. /Telegrafi/