LAJMI I FUNDIT:

Fouéré: Deklarata e Gruevskit është shokuese, politikanët duhet ta dënojnë rastin e Mehmetit (Video)

Fouéré: Deklarata e Gruevskit është shokuese, politikanët duhet ta dënojnë rastin e Mehmetit (Video)

Në emisionin 360 në Alsat M, nëpërmjet lidhjes së internetit ‘Skype’ ish euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, ka dhënë një deklaratë në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni, gjegjësisht me sulmet e fundit deklarative ndaj ambasadorëve të huaj nga kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Foure tha se është i shokuar me sulmet e kryetarit të OBRM-PDUKM ndaj diplomatëve dhe me publikimin e lajmeve për vdekje të ambasadorëve në Maqedoni.


Në pyetjen e gazetarit nëse OBRM-PDUKM ka filluar ndonjë lojë me akuzimin e ambasadorëve ndërkombëtar, Fouere përgjigjet:

‘Deklarat e ish kryeministrit Nikolla Gruevski e dhënë para KSHZ-së të shtunën ishte shokuese. Ai bënte thirrje te njerëzit të mos e respektojnë ligjin dhe në të vërtetë promovonte përmbysjen e institucioneve shtetërore duke thënë se nuk do ta respektojë çfarëdo vendimi të sillet…Tani ai e harron kur i kritikon ambasadorët çka fuqishëm punojnë dhe bëjnë gjithçka është e mundur për ta ndihmuar Maqedoninë dhe vetëm e kryejnë punën e tyre, të pavarur, qoftë nëse bëhet fjalë për ambasadorin e SHBA-së, BE-së, ose ambasadorët tjerë. Të gjithë ata janë aty për ta ndihmuar Maqedoninë…Por, pyetja ime është nëse e gjithë kjo çka Gruevski e thotë është zyrtarisht politika e qeverisë? Nëse ajo nuk është ashtu, atëherë pse kryeministri nuk thotë diçka? Më tej, ku është kryeministri, a flen edhe ai? Ku është kryetari i shtetit, a flen edhe ai? Këto janë njerëzit të cilët duhet të thërrasin në qetësi, në përmbajtjen e momenteve të tensionuara, por ata vetëm heshtin’, ka shtuar Fouere.

Foure ka folur edhe rreth incidentit ndaj Ermira Mehmetit, ku ditë më parë i’u thyen xhamat e veturës, Foure tha se: Kjo është shokuese dhe duhet dënuar. Kryetari duhet menjëherë dhe veprimet e këtilla t’i dënojë. Por, qartë shihet se ai flen. Të gjithë politikanët duhet më zëshëm t’i dënojnë sjelljet e këtilla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori