Fotoreporteri i shtypur nga futbollistët kroatë pas golit të fitores ndaj Anglisë flet pas aktit, thotë se u ndje shumë mirë

Fotoreporteri nga Salvadori, Yuri Cortez, ka folur pas shtypjes që i bënë futbollistët kroatë pas golit të fitores në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Anglisë.
Kroacia arriti të fitojë në vazhdime ndaj Anglisë me rezultat 2-1, duke siguruar një vend për finalen e madhe të Kupës së Botës "Rusia 2018".
Goli i fitores erdhi nga sulmuesi Mario Mandzukic, i cili shënoi nga afërsia për 2-1 pas asistimit nga Ivan Perisic.
Ky gol dërgoi në ekstazë futbollistët kroatë, të cilët shkuan të gjithë të festojnë të këndi, duke shtypur edhe fotoreporterin Cortez.
https://twitter.com/league_sx/status/1017305273516658690
Megjithatë, Cortez thotë se u ndje shumë mirë edhe pse u befasua shumë nga kjo ngjare.

"Në momentin që mora kamerën për të xhiruar momentet e ndeshjes, vetëm e pash një turmë të lojtarëve që erdhën drejt meje".
"U befasova dhe kjo është e logjikshme pasi që nuk ndodh shumë shpesh".
"U ndjeva shumë mirë", ka thënë fotoreporteri Cortez.
Ndryshe, futbollistët kroatë si Manduzikic, Ivan Perisic, Ivan Rakitic dhe Damagoj Vida i kërkuan falje pas shtypjes që ia bënë. /Telegrafi/





































