LAJMI I FUNDIT:

Fotografitë zbuluese të Ferrarit kapin Roma të modifikuar që duket se e fshehë një motor V12

Fotografitë zbuluese të Ferrarit kapin Roma të modifikuar që duket se e fshehë një motor V12

Ferrari gjithmonë është duke punuar në diçka të re, dhe ne shpesh e shohim punën e tyre si veturë testuese e kamufluar shumë kohë para se ta bëjë debutimin zyrtar.

Megjithatë, vetura është në ciklin e hershëm të zhvillimit sa që Ferrari duhet ta fshehë atë në trupin e një modeli tjetër, dhe siç duket po e bën të njëjtën në këto foto zbuluese në Roma-n e modifikuar.

Kupeja, e cila mund të jetë një zëvendësim i 812, siç raporton motor1, ka të vendosur një mbështjellës kamuflazhi, i cili i fsheh disa nga detajet e stilit, megjithatë nuk mund ta fshehë kofanon e zgjatur apo trupin e gjerë të veturës, përcjell Telegrafi.


Duket se ka një copë shtesë metalike në mes të rrotave të përparme dhe dyerve, një ndryshim i domosdoshëm nëse duhet që vetura ta akomodoj një motor më të madh, e aktualisht Ferrari e shet modelin Roma me motor V8.

Trupi më i gjerë shihet afër rrotave, duke dalë pak më jashtë nga vija qendrore e veturës dhe duke shkuar tek rrotat më të mëdha.

Ferrari ndryshoi gjithashtu modelin e pjesës së përparme, duke gdhendur hyrje më të mëdha në pjesën e jashtme të parakolpit të poshtëm. Një motor më i madh do të kishte nevojë për rritjen e aftësive ftohëse.

Në vitin 2021, kreu teknik i Ferrari njoftoi se kompania veçse ishte duke punuar mbi një version më të fortë të motorit të saj 6.5 litërsh V12, i cili jep 830 kuaj fuqi dhe 692 njuton metër të fuqisë rrotulluese në 812 Competizione. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Rrezik i ri në Los Angeles: Shumë vetura elektrike dhe sisteme të mëdha baterish janë djegur

Rrezik i ri në Los Angeles: Shumë vetura elektrike dhe sisteme të mëdha baterish janë djegur

Auto
Audi RS6 GT si traktor - dikush vendosi të ngiste veturën në tokë të punueshme

Audi RS6 GT si traktor - dikush vendosi të ngiste veturën në tokë të punueshme

Auto
Japonezët në gjurmët e një baterie të re për veturat elektrike

Japonezët në gjurmët e një baterie të re për veturat elektrike

Auto
Pas një sërë kritikash, Leonardo DiCaprio premton një donacion prej një milion dollarësh për të luftuar zjarret në Los Angeles

Pas një sërë kritikash, Leonardo DiCaprio premton një donacion prej një milion dollarësh për të luftuar zjarret në Los Angeles

Auto
Teknologji e re: Gomat zbulojnë dhe frenojnë në rrugë të rrëshqitshme

Teknologji e re: Gomat zbulojnë dhe frenojnë në rrugë të rrëshqitshme

Auto
A e dini pse kripa përshpejton korrozionin e veturës suaj?!

A e dini pse kripa përshpejton korrozionin e veturës suaj?!

Auto
Kalo në kategori