Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 30 tjerë janë lënduar, kur një veturë goditi turmën e qytetarëve në afërsi të një kishe në Berlin.

Vetura iu vërsul masës para shtëpisë së mallrave në Rankestrase në Sarlotenburg të Berlinit, transmeton Telegrafi.


2 24

Informacionet shtesë për kryesin e veprës akoma nuk dihen, por e gjithë zona është e mbushur me policë e zjarrfikës. Aty janë edhe ekipet e ndihmës së shpejtë.

Ndërkaq aktori amerikan John Barrowman, ka publikuar në Twitter fotografitë dhe video nga vendi ku ka ndodhur incidenti.

3 15

“Mendoj se ishim dëshmitarë të një sulmi këtu në Berlin, por akoma nuk jemi të sigurt. Ka shumë njerëz, trupat e njerëzve janë kudo, kemi parë veturën që përfundoi në vitrinat e një dyqani. Është e tmerrshme”, ka shtuar aktori amerikan.

Në anën tjetër, policia gjermane ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar, por akoma nuk dihet nëse aksidenti ishte qëllimshëm apo bëhet fjalë për një aksident të rëndomtë. /Telegrafi/

https://twitter.com/JohnBarrowman/status/1534468328357384192?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1534468328357384192%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3949385%2Fprvi-snimci-i-fotografije-sa-mesta-nesrece

https://twitter.com/disclosetv/status/1534473921323577344?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1534473921323577344%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3949385%2Fprvi-snimci-i-fotografije-sa-mesta-nesrece