Foshnja tregon se kë do më shumë - nënën apo babanë?

Nëse pyesni veten kë do më shumë foshnja juaj – nënën apo babanë - një çift ka gjetur një mënyrë shumë simpatike për ta zbuluar këtë.
“Eksperimenti” i tyre i vogël në shtëpi me foshnjën Violet është bërë shpejt viral në rrjetet sociale, dhe reagimi i saj i sinqertë e i ëmbël zbuloi qartë kush është “fituesi”. Deri në momentin e shkrimit të këtij teksti, videoja ka mbledhur mbi 608 mijë pëlqime.
Prindërit Macey dhe Jackson Boyd kishin të njëjtën pyetje që shqetëson shumë të tjerë: kush është prindi i preferuar? Për ta zbuluar, ata shpikën një lojë të quajtur “nëna kundër babait”.
Në videon që Macey postoi në TikTok, prindërit uleshin me radhë dhe vendosnin kokën në prehrin e Violet-it të vogël, duke pritur të shihnin reagimin e saj.
Rezultati ishte i qartë. Kur mami vendosi kokën në prehrin e Violet-it, vajza u duk shumë e lumtur dhe e gëzuar.
Por kur e provoi babai, Violet dukej e hutuar dhe jo shumë e interesuar. Madje filloi të shtynte veshin e tij, sikur donte t’i thoshte “Hiqmu qafe, babi”.
Reagimi i vajzës i bëri të qeshin mijëra njerëz dhe tregoi qartë kush ishte i preferuari i saj. /Telegrafi/




















































