Foshnja ndjeu rërën nën këmbë për herë të parë, reagimi i ëmbël do t'ju bëjë të qeshni

Nëna Sabrina Al-Khal së fundmi ishte në plazh me burrin dhe djalin e saj, dhe vendosi të regjistrojë reagimin e parë të bebit të saj kur ndjeu rërën në këmbë.
Ndërsa burri i saj mbante bebën, Sabrina regjistroi gjithçka pa e pritur që do të kapte një reagim kaq të ëmbël.
Kur vogëlushi preku rërën me këmbë për herë të parë, reagimi i tij i parë dukej sikur nuk i pëlqente fare rëra.
Ai bërtiti dhe dukej i befasuar sepse ndjesia e rërës ishte diçka krejtësisht e re për të, por pas pak pasigurie, ai u shndërrua në buzëqeshje dhe gëzim. Edhe pse ende dukej i habitur, ai po qeshte.
Në komentet e videos, shumë përdorues të Instagramit i shkruan Sabrinës se video i kishte bërë të qeshin, dhe disa madje ndanë përvojat e tyre me fëmijët e tyre. /Telegrafi/







































