Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Odën Ekonomike të Kosovës kanë nënshkruar sot tre memorandume të bashkëpunimit me shtetin e Portugalisë, në forumin e parë ekonomik mes dy vendeve.
Ky bashkëpunim do të jetë ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Asociacionit të Bizneseve të Minho-s, Memorandumi i Bashkëpunimi ndërmjet Rrjetit Ndërkombëtar të Dhomave të Tregtisë Portugeze (RCCPM) dhe Odës Ekonomike të Kosovës si dhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Studimeve Ekzekutive ISCTE dhe Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se mbështetja e Portugalisë në fusha ndërkombëtare ka qenë shumë e rëndësishme dhe se Kosova do të jetë gjithmonë partnere e besueshme për Portugalinë.
“Dy vendet tona kanë bërë progres të jashtëzakonshme viteve të fundit. Kosova është vendosur si një partner i besueshëm në rajon, veçanërisht përmes përpjekjeve të saj në sundimi i ligjit, transparenca dhe qeverisja e mirë. Këto përparime kanë qenë ndërkombëtarisht te njohur, me Kosovën që renditet si një nga shtetet demokratike me përparimin më të shpejtë botëror”, ka thënë Gërvalla.
Gjithashtu, Nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello është shprehur se plagët e luftës janë ato të cilat kanë bashkuar këto dy shtete.
“Portugezet janë popull që janë të vendosur në gjithë botën, ne mbulojmë katër qoshet e botës por akoma nuk jemi në këtë pjesë të Evropës dhe në Ballkan. Lufta në Kosovë e sjelli kontingjentin e ushtrisë portugezë këtu në këtë vend, një forcë paqeruajtëse që luftuan për këtë vend. Ky ishte fillimi për një miqësi mes këtyre vendeve dhe Portugalia ishte nga vendet e para që e njohu Kosovën. Që nga atëherë është rritur një mbështetje e madhe për integrimet euroatlantike”, ka thënë ai.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, këtë ngjarje e konsideroi këtë ngjarje tejet të rëndësishme për të dyja vendet.
“Kjo ngjarje sot shënon një moment të rëndësishëm pasi për herë të parë mirëpresim një delegacion të madh. Jam i gëzuar që sot do të nënshkruajmë dy marrëveshje të mirëkuptimit pasi kjo na ofron një mundësi për të zgjeruar rrjetin tonë të partneritetit. Prania juaj këtu tregon interes të ndërsjellë që se bashku të zbulojmë rrugë të reja të bashkëpunimit ekonomik më përforcimin e dy vendeve tona”, u shpreh Rafuna. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët