Ndërmarrës të dëshmuar, investitorë, korporata, përfaqësues të shtetit, organizata, donatorë dhe palë tjera me interes nga Shqipëria, SHBA-ja dhe nga Evropa Juglindore, u mblodhën për herë të parë në Tiranë, në Plaza Hotel, ku u prezantuan aktivitetet e rrjetit Keiretsu Forum Global.
Në këtë ngjarje u diskutua për avantazhet e përfshirjes së Shqipërisë bashkë me shtetet tjera të Evropës Juglindore, ku u konstatua se Keiretsu Forum do të shërbejë si gjenerator për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik rajonal.
Hapjen e ngjarjes në Tiranë e bëri Randy Williams, direkt nga vatra e gjigantëve të inovacionit, Silicon Valley, California -USA, themeluesi dhe njëkohësisht kryeshef ekzekutiv i Keiretsu Forum Global.
Ai theksoi se përfshirja e Kosovës, Shqipërisë dhe së shpejti gjithë Evropës Juglindore, do të ju ofrojë startup-eve dhe ndërmarrësve të saj qasje të mëtejshme në një komunitet shumë aktiv të investitorëve engjëjsh dhe mundësinë për të qenë pjesë e një platforme të mirënjohur ndërkombëtare për investime.
Ardian Hoxha, Ndërmarrës Serial si dhe President i Kapitullit të Evropës Juglindore, bashkë me Andri Kasnecin, kryeshef ekzekutiv i A2 – The CNN Exclusive News Channel dhe njëherit Partner Lokal, bënë prezantimin e rrjetit si dhe veprimtarisë së tij së bashku me qëllimet dhe vizionin që Keiretsu Forum SEE i ka vendosur.
Hoxha theksoi se ky rrjet do të shërbejë si një ekosistem i shëndosh rajonal i inovacionit dhe ndërmarrësisë në zhvillim – duke sjellë së bashku liderë, organizata, sipërmarrës të dëshmuar dhe mendje të reja inovative që kërkojnë mundësi, pra, të gjithë nën të njëjtën çati përmes partnerëve tanë lokalë në secilin prej shteteve që do operojmë. Përqafimi i bashkëpunimit ndërkufitar jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në të gjithë Evropën Juglindore, qëndron në themelin e vetë ekzistencës së kapitullit të Keiretsu Forums SEE.
Qëllimi kyç i këtij rrjeti është të bashkojë investitorët më të mëdhenj të Evropës Juglindore, me ndërmarrësit me projektet inovative që kanë potencial të zhvillohen dhe të zgjerojnë tregjet. Anëtarët aktual të rrjetit si global ashtu edhe rajonal, janë ndërmarrës të guximshëm dhe vizionarë që kanë kapacitet dhe njohuri të dëshmuar për vlerësime të potencialit të kompanive të reja startup. Për ta ruajtur kualitetin e rrjetit dhe vlerën e rrjetit anëtarësimi në rrjet bëhet vetëm përmes ftesës.
Ngjarja u pasurua me fjalimin e Eduard Shalsi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, i cili e mirëpriti dhe përgëzoi përfshirjen e Shqipërisë në një rrjet duke ju ofruar mundësinë e ndërmarrësve të kenë qasje në kapital global. Sidomos, tani kur është miratuar ligji për mbështetjen e sipërmarrjeve të reja dhe startupeve. Ai theksoi se prania e Keiretsu Forum SEE, duke bërë bashkimin e investitorëve dhe ndërmarrësve, është pa diskutim vlerë e shtuar për ekosistemin shqiptar dhe rajonal, si dhe ofroi mbështetje të plotë zhvillimit të rrjetit në Shqipëri.
Akil Rajdho, themelues dhe kryeshef ekzekutiv i RPAY, ishte prezent për ta mbështetur aktivitetin si dhe shpalosi tregimin e tij te suksesit se si biznesi i tij arriti të tërheq kapital dhe të zgjerohet si biznes.
Keiretsu Forum SEE do të vazhdojë zgjerimin e rrjetit në shtatë shtetet tjera në kuadër të kapitullit të Evropës Juglindore, duke përfshirë Maqedoninë Veriore, Malin e Zi, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë, Serbinë, Slloveninë dhe Hungarinë.
Filozofia jonë thelbësore mbetet e lidhur me qëllimin tonë për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe promovimin e eksporteve përmes inovacionit dhe ndërmarrjes – duke eliminuar disa nga problemet më të mëdha me të cilat përballet komuniteti ynë deri më sot./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2017/01/BERZH-780x439.jpg)
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht