Ligji i Punës, pushimi i lehonisë dhe shumë çështje të tjera të barazisë gjinore që prej pas luftës janë temë diskutimi në vend.
Por kush i mbron të drejtat e grave dhe sa është punuar në këtë aspekt, Saxhide Mustafa, e cila është bashkëpunëtore e lartë në Riinvest dhe koordinatore e Forumit Ekonomik të Grave në një intervistë për Telegrafin ka folur mbi qëllimet dhe arritjet e Forumit, si dhe sfidat me të cilat përballen gratë në tregun e punës në Kosovë.
Mustafa theksoi se Forumi Ekonomik i Grave është koalicion i organizatave të shoqërisë civile, i lansuar në vitin 2017.
“Instituti Riinvest e ka iniciuar këtë projekt me mbështetjen e USAID-it përmes projektit ‘Barazi në Ekonomi’ “.
Ajo përmendi se kanë kryer tre studime kryesore që analizojnë situatën e grave në tregun e punës, përfshirë gratë e papuna dhe gratë ndërmarrëse, si dhe rolin e grave në vendimmarrje.
Sipas saj, me organizatat e këtij Forumi u patën dakorduar që të prodhohet një dokument i quajtur “Agjenda Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave”.
“Ky dokument prezantoi barrierat kryesore të grave në tregun e punës në Kosovë dhe u identifikuan si barriera kryesore çështja e kujdesit të fëmijëve dhe pleqve në Kosovë, leja e lehonisë, Ligji i Punës, konkretisht dispozitat e lejes së lehonisë. Ne e dimë që ende vazhdon edhe në ditët e sotme një diskriminim i madh në sektorin privat sa i përket pagesës së pushimit të lehonisë dhe një barrierë tjetër e prezantuar në këtë agjendë ishte edhe shkathtësitë e grave në tregun e punës…”, tha Mustafa.

Mirëpo bazuar në këto gjetje, çfarë ka bërë Forumi Ekonomik i Grave?
Mustafa theksoi se viteve të fundit janë duke u marrë me pushimin e lehonisë.
“Forumi Ekonomik i i grave ka prezantuar në Ministrinë e Punës Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve dhe në Zyrën e Kryeministrit modelin më të preferuar për tejkalimin e kësaj situate, i cili model u përkrah edhe nga bizneset.
Pra, ne kërkojmë që shteti ta marrë pagesën e pushimit të lehonisë dhe të mos ngarkohet biznesi edhe organizata, sepse gjashtë muajt e parë siç është aktualisht pagesa e pushimit të lehonisë nga biznesi apo nga… sepse edhe organizatat e shoqërisë civile ballafaqohen me probleme të pagesës.
Ne konsiderojmë që këtë pagesë duhet ta marrë shteti për ta liruar këtë barrë nga sektori privat dhe nga organizata të tjera. Sepse në një moment, pra kur një grua merr lejen e lehonisë, vendi i saj i punës mbetet vakant, ndërsa në sektorin privat kjo është mjaft e rëndësishme, ai duhet ta zëvendësojë atë vend pune”, tha Mustafa.

Mustafa po ashtu u shpreh se do të vazhdojnë të punojnë për të fuqizuar gratë dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre në tregun e punës në Kosovë.
E pyetur për kërkesat që i kanë drejtuar Qeverisë Kurti, se sa kanë pasur sukses dhe sa janë marrë për bazë, ajo tha: “Ne kemi dërguar letër edhe te kryeministri, ministri, edhe tek agjencionet e huaja ndërkombëtare, të cilat në forma të ndryshme kanë përkrahur projektet e organizatave të forumit ekonomik të grave.. Ne fatkeqësisht nuk kemi marrë përgjigje në letrën tonë dhe kjo është e dhimbshme.
Ne aq shumë dekurajohemi, kur ne jemi aq të gatshme për të bashkëpunu me qeverinë dhe ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje, as nga ministri Murati, as nga kryeministri Kurti lidhur me këtë, sepse në dhjetor të vitit 2023 na u premtu që janë çështje javësh kur ligji ka me dalë në diskutim publik si dhe që do të përfshihet në agjendën legjislative…”, deklaroi Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit