Formula Night – F1 vjen në IMAX: Një përvojë ekskluzive vetëm në Cineplexx, Albi Mall!

Për herë të parë në rajon, Cineplexx sjell premierën ekskluzive të filmit më të pritur të verës: “F1” – një udhëtim emocionues brenda botës së garave, tashmë EKSKLUZIVISHT në IMAX, duke nisur nga 23 Qershori.
Në nder të kësaj premiere unike, Cineplexx organizon një mbrëmje të veçantë për fansat e adrenalinës:
🏁 FORMULA NIGHT – Vetëm në Cineplexx 🏁
Ky event do të bëjë që gara F1 të zbresë për herë të parë në një kinema, ku adrenalina nuk do të vijë vetëm nga ekrani, por edhe nga një garë reale me simulator të garës live, vendosur brenda kinemasë!
🎮 Kap timonin dhe jep gas në MAX
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ulen në simulatorin profesional të garës dhe të sfidojnë njëri-tjetrin për kohën më të mirë. Fituesi do të shpërblehet me çmimin e natës:
🏆 SPECIAL FRIEND CARD – që do t’i sigurojë një film falas çdo javë për 3 muaj radhazi!
🎁 Dhe nuk mbaron me kaq – të gjithë pjesëmarrësit do të marrin një voucher me 10% zbritje nga Auto Llapi, që mund të përdoret për tri blerje radhazi, pavarësisht rezultatit të garës.
🔧 Eventi mundësohet nga Star Tech dhe Auto Llapi, partnerë të teknologjisë dhe pasionit për shpejtësinë!
🕣 E Hënë, 23 Qershor – ora 19:15
📍 Vetëm në Cineplexx, ku përvoja kinematografike shkon në një tjetër nivel me IMAX – ekrani më i madh, zëri më i fuqishëm, dhe pamjet më reale që i ke përjetuar ndonjëherë.
Poashtu, për shkak të interesimit të madh dhe kërkesave të shumta nga audienca jonë, Formula Night do të vazhdojë edhe të martën, më 24 Qershor, në kuadër të Ditës së Kinemasë në Cineplexx, e ku çmimet janë super speciale!
Të gjithë vizitorët do të kenë edhe një herë mundësinë të përjetojnë emocionin e garës F1 në simulatorin profesional të vendosur brenda kinemasë, të sfidojnë kohën më të shpejtë dhe të fitojnë shpërblime ekskluzive.
Ky vazhdim vjen për të gjithë ata që nuk arritën të jenë pjesë e natës së parë – mos e humbni!


















































