Formacioni me transferimet e dështuara të Barcelonës ndër vite - nga Dutruel e Mina, deri te Ibrahimovic e Coutinho

Zlatan Ibrahimovic e Philippe Coutinho janë futur në formacionin e lojtarët që kanë dështuar të tregojnë vetën te Barcelona.
Sulmuesi suedez e kishte filluar mjaftë mirë aventurën te katalunasit, mirëpo problemet me Pep Guardiolan bënë që ai të largohej nga Camp Nou.
Anësori brazilian u transferua me shumë bujë te katalunasit nga Liverpooli, mirëpo nuk arriti të gjente vetën dhe është në huazim te Bayern Munichu deri më 30 qershor.
Portier
Richard Dutruel – Pas një sezoni impresionues te Celta Vigo, francezi asnjëherë nuk ia doli të tregojë vetën në “Camp Nou” duke qenë pas Pepe Reinas në skuadër.
Mbrojtja
Martin Caceres – Pritej shumë nga arritja e uruguaianit kur u transferua te Barcelona si 21-vjeçar në vitin 2007, por asnjëherë nuk ia doli të zbuloi vetën për shkak të lëndimeve të shpeshta.
Dmytro Chgygrnskiy – I kushtoi Barcelonës plotë 25 milionë euro në vitin 2009, mirëpo pas një sezoni u largua.
Thomas Vermaelen – Belgu luajti vetëm një ndeshje në fund të sezonit 2014/15, atëherë kur Barcelona fitoi tripletën. Lëndimet ishin shkaktar që karriera e tij në “Camp Nou” nuk eci në hapat e duhur.
Yerry Mina: Tjetër kolumbian që nuk zgjati te Barcelona ishte Mina, pasi pas gjashtë muajve u shit te Everton.
Mesfusha
Alex Song: Shumica e kontratës së tij me Barcelonën kaloi si huazim te West Ham, derisa ishte transferuar me shumë bujë nga Arsenali.
Andre Gomes: Për portugezin klubi katalunas pagoi 35 milionë euro, por shihet si lojtari më i dobët në dekadën e fundit te Barcelona.

Sulmi
Ricardo Quaresma: 19-vjeçari pritej të zbulonte talentin te Barcelona, por humbi pozitën në formacion nën urdhrat e Frank Rijkaard dhe pas një viti u largua.
Juan Roman Riquelme: Louis van Gaal nuk ishte fans i argjentinasit, pavarësisht talentit të tij. Pas një sezoni u shit te Villareal për 11 milionë euro.
Zlatan Ibrahimovic: Barcelona pagoi 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e suedezit, por lidhja jo e mirë me Pep Guardiolen dhe bashkëlojtarët bëri që të huazohet te Milani vetëm pas një sezoni në Camp Nou. /Telegrafi/

























































