Përzgjedhësi Alain Giresse e ka të qartë tashmë se kush mund të paraqitet në formacionin e Kosovës për miqësoren e sotme (e mërkurë) ndaj Armenisë.

“Dardanët” e presin sot Armeninë në ndeshjen miqësore që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.


Kjo është miqësorja e parë për Kosovën këtë muaj dhe përzgjedhësi Alain Giresse ka vendosur të tubojë emra të rinj për këtë miqësore dhe të ardhshmen ndaj Ishujve Faore.

Në listën e Giresse janë shumë futbollistë nga Superliga e Kosovës, ish-lojtarëve të ekipeve të moshave, si dhe disa tjerë që kanë pasur mundësi më pak në ndeshjet kualifikuese.

Kosova 3

Por, si pritet të luajë Kosova sot ndaj Armenisë?

Telegrafi mëson se Giresse tashmë ka në mendje një formacion 4-3-3 apo në raste edhe 4-2-3-1 dhe shumica e titullarëve pritet t’i kenë sot paraqitjet e para me fanellën e Dardanëve.

Në portë pritet të fillojë Visar Bekaj, ndërsa mbrojtja pritet të formohet nga Lirim Kastrati, Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi dhe Donat Rudhani.

kos

Në mesfushë, talenti i Ballkanit, Lindon Emërllahu pritet të luajë nga minuta e parë me Eris Abedinin dhe Blendi Idrizin.

Sulmi do t’i besohet ish-reprezentuesve të Kosovës U21, Jetmir Topalli dhe Mirlind Daku, të ndihmuar nga Lirim Kastrati tjetër i Përfaqësueses.

Topalli

Disa nga emrat tjerë që mund të paraqiten nga minuta e parë, por janë në balotazh janë: Leard Sadriu, Iran Bislimi dhe Valmir Veliu.

Formacioni i Kosovës: Bekaj, Lirim Kastrati, Dellova, Krasniqi, Rudhani; Abedini, Emërllahu, Idrizi; Topalli, Daku, Lirim Kastrati

/Telegrafi/

telegrafi sport app