Java e 27-të në Superligë ka sjell shumë aksione të bukura, gola dhe rezultate befasuese.

Lideri Drita ka fituar me lehtësi ndaj një Dukagjini të pamotivuar me rezultat 2-0.


Prishtina e ka fituar derbin e javës së 27-të, duke e mposhtur Feornikelin me rezultat 3-1.

Gjilani nuk ka arritur të fitojë përballë Llapit, duke barazuar 2-2.

Flamurtari ka fituar ndaj Ferizajt me rezultat 3-2, ndërsa Trepça ’89 ka fituar përballë Drenicës si mysafir me rezultat 4-2.

Screenshot 2 11

Ballkani ka mposhtur Vushtrrinë për tu rikthyer sërish në luftë për titull.

Telegrafi ka zgjedhur më të mirët e javës që sapo e lamë pas, duke i vendosur në një formacion.

Portier

Faton Maloku. Është portieri  i vetëm që nuk ka pranuar gol në këtë javë edhe pse nuk kishte aq shumë punë. Ai pati tri intervenime, ku njëri prej tyre në fundin e pjesës së parë ishte i jashtëzakonshëm.

83115371 1029172884133876 4560837406688804864 n

Mbrojtja

Faza mbrojtëse vjen me katër. Armend Thaqi ka zënë vend në të djathtë fal asistimit te goli i Oto John, por ishte i rrezikshëm në çdo dalje.

Në qendër është Leotrim Bekteshi, që u tregua stabil së bashku me Arbër Prekazin, që shënoi dhe tregoi lojë të mirë ndaj Vushtrrisë.

88302129 10156974866907196 4909592539285159936 n e1593541979990

Në të majtë është Liridon Leci – që bëri shumë harkime në zonë, goditi shtyllën dhe në fund shënoi gol.

Mesfusha

Filonit Shaqiri ishte lojtari më i dalluar i Ferizajt në përballje me Flamurtarin. Ai asistoi dhe shënoi gol, por i vetëm nuk mun d të bëntë më shumë.

104151660 3640835789267038 5718137179476621692 o

Pak para tij është i vendosur Gerhard Progni, që është edhe ‘xhokeri’ i Gjilanit. Ai luan disa pozita ndërsa ndaj Llapit asistoi te goli i parë dhe shënoi një super gol për ta mbajtur në valle Gjilanin.

Më të avancuar janë lojtarët që ishin vendimtar në fitoret e skuadrave të tyre.

gjilani

Leart Emini u fut në fushë në pjesën e dytë për të shëuar gol dhe për të dhënë asistim që ishin vendimtar në fitoren e Trepçës ’89.

Valmir Veliu ishte enigma e pazgjidhur e Gjilanit, pasi përveç që shënoi dy gola, ai ishte i papërmbajtshëm në këtë takim. Kemi të bëjmë më një talent të madh.

106912915 10158372893962243 5491329623277329957 o

Me ta është edhe Shend Kelmendi që shënoi dy herë për Flamurtarin në fitoren ndaj Ferizajt. Në javët e fundit ka ngritje të dukshme të formës.

Sulmi

Ahmed Januzi është sulmuesi qendror më në formë në superligë. Ai përveç që shënon, lufton për çdo top, asiston dhe ndihmon ekipin të dal para.

106359157 10159085121893538 825919869636880758 o

Ndaj Feronikelit ai mori pjesë në aksionin e golit të dytë, ndërsa golin e tretë e shënoi vet.

Trajneri i javës

Tahir Batatina dhe Shpëtim Idrizi morën rezultate të mëdha në xhiron që sapo e lamë pas. Por barazimi i Llapit ishte me vlerë të madhe pasi luante ndaj një pretendenti për titull.

83092448 10158372892062243 8174092349394214201 o

Trajneri llapjanas me ekipin e tij treguan lojë të mirë në Gjilan, ku kishin edhe shumë raste.

Formacioni i javës

web 1 1

/Telegrafi/

telegrafi sport app