Formacioni i kombinuar me lojtarët e Liverpoolit dhe Realit para duelit mes tyre

Faza e të tetës së finales në Ligën e Kampionëve i ka vënë përballë dy prej skuadrave më të suksesshme në garën më të madhe evropiane për klube.
Të martën mbrëma në Anfield do të ndeshen finalistët nga edicioni i kaluar, Liverpooli dhe Real Madridi.
Përballja ndërmjet tyre vjen në një periudhë interesante të sezonit, kur Redsat janë duke u përpjekur të kthehen kah vendet e para në tabelë, kurse Los Blancos duan ta ngushtojnë diferencën me Barcelonën në garën për titull.

Para derbit ndërmjet këtyre skuadrave, Sportsmail e ka bërë përzgjedhjen e formacionit më të mirë të kombinuar:
Portier: Alisson Becker (Liverpool)
Mbrojtës i krahut të djathtë: Trent Alexander-Arnold (Liverpool)Qendërmbrojtës: Virgil van Dijk (Liverpool)Qendërmbrojtës: Antonio Rudiger (Real Madrid)Mbrojtës i krahut të majtë: David Alaba (Real Madrid)
Mesfushor qendror: Luka Modric (Real Madrid)Mesfushor qendror: Eduardo Camavinga (Real Madrid)Mesfushor qendror: Federico Valverde (Real Madrid)
Anësor i djathtë: Mohamed Salah (Liverpool)Anësor i majtë: Vinicius Junior (Real Madrid)
Qendërsulmues: Karim Benzema (Real Madrid)
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































