Formacionet zyrtare: United dhe PSG zhvillojnë sfidën e parë në Ligën e Kampionëve

Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Është kjo njëra prej përballjeve të shumëpritura nga futbolldashësit, ndërsa takimi i parë ndërmjet këtyre ekipeve zhvillohet në Old Trafford.
Djajtë e Kuq pozicionohen në vend të katërt në Ligën Premier, ndërsa PSG është lider pa konkurrencë në tabelën e Ligue 1.
Trajnerët Ole Gunnar Solskjaer dhe Thomas Tuchel i kanë gati formacionet për këtë përballje shumë të rëndësishme.
Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Young, Shaw, Bailly, Lindelof, Matic, Herrera, Pogba, Lingard, Martial, Rashford.
Ndeshja tjetër e të martës mbrëma në kuadër të 1/8 së finales është ndërmjet Romës dhe Portos. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
12/02/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































