Formacionet zyrtare: United-Atletico, sfida që përcakton çerekfinalistin

Manchester Unitedi dhe Atletico Madridi zhvillojnë aktin e dytë të sfidës së 1/8 së finales të ligës së Kampionëve që zhvillohet në Old Trafford.
Takimi i parë i zhvilluar në Wanda Metropolitano u mbyll me rezultat të barabartë (1-1), ashtu që çerekfinalisti nga kjo dyshe do të vendoset në Teatrin e Ëndrrave.
Djajtë e Kuq e kanë përparësinë e tifozëve vendas, por pa vlerën e golit si mysafir, gjithçka do të nisë nga fillimi kur gjyqtari do të japë shenjë për të startuar ndeshja.
Trajnerët Ralf Rangnick dhe Diego Simeone i kanë përzgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë e kësaj sfide.
Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Dalot, Maguire, Varane, Telles; Fred, McTominay; Elanga, Bruno Fernandes, Sancho; Cristiano Ronaldo.
/Telegrafi/












































