Formacionet zyrtare: Përballje gjigantësh mes Bayernit dhe Realit

Bayern Munichu dhe Real Madridi zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Dy gjigantët e futbollit evropian kërkojnë një vend në finalen e garës më të madhe për klube, ndërsa sfidën e parë e zhvillojnë në Allianz Arena.
Objektivi i bavarezëve është që të fitojnë me rezultat sa më të lartë dhe të përpiqen që të mos pranojnë gola në terren të tyre, në mënyrë që ta planifikojnë ndeshjen e kthimit.
Nga ana tjetër, Los Blancos do të tentojnë ta ndëshkojnë kundërshtarin, kur kihet parasysh se takimin kthyes e zhvillojnë para tifozëve të tyre.
Do të jetë edhe një përballje taktikash ndërmjet veteranit Jupp Heynckes dhe legjendës franceze, Zinedine Zidane.
Formacioni zyrtar i Bayern Munichut: Ulreich; Kimmich, Hummels, Boateng, Rafinha; Martinez; Robben, James, Ribery; Muller; Lewandowski.
Banka rezervë e Bayern Munichut: Starke, Wagner, Sule, Thiago, Bernat, Rudy, Tolisso.
Formacioni zyrtar i Real Madridit: Keylor Navas, Carvajal, Varane, Sergio Ramos, Marcelo, Casemiro, Modric, Kroos, Isco, Lucas Vazquez, Cristiano.
Banka rezervë e Real Madridit: K. Casilla, Vallejo, Benzema, Bale, Theo, Asensio, Kovacic.
https://twitter.com/Realmadridplace/status/989195184901586945
Ndeshja kthyese gjysmëfinale zhvillohet në Santiago Bernabeu në javën e ardhshme (e martë, 1 maj). /Telegrafi/


















































