Formacionet zyrtare: Gjysmëfinalja e parë ndërmjet Lazios dhe Milanit në Kupën e Italisë

Në Stadio Olimpico të Romës, Lazio dhe Milani e zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Për të arritur në këtë fazë, Rossonerët fituan kundër Napolit (2-0), ndërsa Biancocelestët e eliminuan Interin (pas penalltive, pasi ndeshja përfundoi 1-1).
Duke qenë se luan në terren vendas, Lazio duhet të regjistrojë fitore me epërsi sa më të lartë dhe do të përpiqet të mos pranojë gol.
Nga ana tjetër, objektivi i Milanit do të jetë që së paku të shënojë gol në ndeshjen që e zhvillon si mysafir, në mënyrë që t'i ketë gjërat më të lehta në takimin kthyes në San Siro.
Trajnerët Simone Inzaghi dhe Gennaro Gattuso i kanë përgatitur skuadrat e tyre për këtë sfidë.
Formacioni startues i Lazios: Strakosha; Patric, Acerbi, Bastos; Romulo, Parolo, Leiva, Milinkovic, Lulic; Correa; Immobile.
Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet të mërkurën ndërmjet Fiorentinas dhe Atalantas. /Telegrafi/






















































