Real Madridi është mysafir i Shakhtar Donetskut në sfidën që luhet në rrethin e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin ‘NSC Olimpiyskiy’, me Los Blancos që cilësohen si favoritë në letër.


Për këtë takim, skuadra ukrainas nuk mund të llogarisë vetëm në Junior Moraes që është i lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Real Madridi do të jetë pa Dani Carvajal, Gareth Bale, Eden Hazard, Isco, Dani Ceballos e Marco Asensio, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Shakhtarit: Pyatov, Ismaily, Matvienko, Santos, Dodo, Stepanenko, Solomon, Patrick, Maycon, Pedrinho, Fernando.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois, Nacho, Alaba, Militao, Vazquez, Modric, Casemiro, Kroos, Vinicius, Rodrygo, Benzema. /Telegrafi/

real Foto: WhoScored

telegrafi sport app