Trajneri Pep Guardiola ka vlerësuar formën e hatashme të Erling Haaland, duke e përshkruar si “të jashtëzakonshme në çdo aspekt”, jo vetëm në shënimin e golave.

Në prag të ndeshjes së Ligës Premier kundër Evertonit, trajneri i Manchester Cityt foli për serinë mbresëlënëse të norvegjezit, i cili ka realizuar nëntë gola në shtatë ndeshjet e fundit, përfshirë dy në derbin ndaj Manchester United, një kundër Arsenalit dhe plot gjashtë gola në katër përballje ndaj Napolit, Burnleyt, Monacos dhe Brentfordit.


“Po ndjehet shumë mirë dhe performanca e tij nuk është vetëm te golat, në shumë aspekte është thjesht e jashtëzakonshme”.

Pep Guardiola dhe Erling Haaland

Forma e tij e ndezur përkon me sukseset e Norvegjisë në kualifikimet për Botërorin, që sipas Guardiolës e kanë motivuar edhe më shumë sulmuesin.

“Tani janë vetëm një ndeshje larg kualifikimit për Botërorin në ShBA, kjo është diçka e madhe për të dhe për vendin e tij”, shtoi tekniku spanjoll.

Guardiola theksoi se nuk ka nevojë t’i japë komplimente shtesë yllit të tij.

“Tani ai nuk ka nevojë për lavdata apo trajtime të veçanta. Por kur forma e tij të bjerë, sepse është e pamundur të mbahet gjithmonë në këtë nivel, ne do të jemi aty për ta ndihmuar”./Telegrafi/

telegrafi sport app