LAJMI I FUNDIT:

Ford e ka krijuar një sistem teknologjik, që ndalon rritjen e merimangave në vetura

Ford e ka krijuar një sistem teknologjik, që ndalon rritjen e merimangave në vetura

Për ata që i kanë fobi, merimangat janë një ankth i vërtetë. Tani po del se në ankth me merimangat janë edhe prodhuesit, sepse po i dëmtojnë rëndë veturat.

Inxhinierët në kompaninë Ford, e kanë krijuar një sistem teknologjik, që i ndalon merimangat të ndërtojnë fole në motorin e veturës.

Sistemi që përfshinë një “pastrim të merimangave”, do të instalohet në veturën Ford Focus RS, që do të lansohet në vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi.


Sistemi do t’i luftojë dy lloje të merimangave të verdha, të cilat krijojnë rrjeta dhe lëshojnë ve në “motorët nxehtë”.

Këto fole po e pengojnë më pas zhvillimin adekuat të motorit dhe të veturës në përgjithësi. /Telegrafi/