Një person i dyshuar si terrorist është qëlluar për vdekje nga forca ruse, nën dyshimin se planifikonte "të vente bombë" në qytetin e njëjtë, ku Anglia planifikohet të luaj gjatë kësaj vere në kampionatin botëror të futbollit.

Forcat e sigurisë së FSB-së ruse ka njoftuar se kanë "likuiduar" terroristin, i cili kishte planifikuar të kryej sulm në Nizhny Novgorod, ku Anglia do të luaj me Panamanë në fazën e grupeve, transmeton Telegrafi.


2 13

Pamjet e publikuar më poshtë shfaqin njësiti elitar i njohur si "Alpha Group", që agjencia e inteligjencës i fut në aksion dhe qëllojnë për vdekje të dyshuarin që kishte refuzuar të dorëzohet.

3 10

Në video shihet se si fillimisht ata hedhin një mjet shpërthyes, dhe më pas futen brenda shtëpisë ku ishte strehuar terroristi që ishte i armatosur.

4 6

Identiteti i personit të vrarë nuk është publikuar, ndërsa trupi i tij i pajetë shihet afër pajisjeve të ndryshme shpërthyese që planifikonte t'i përdorte. /Telegrafi/

5 7

6 5