Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkursin për pranimin e kadetëve të rinj në akademitë ushtarake në Kosovë, Turqi, Kroaci, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci thotë se  të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuar për të ndjekur studimet për oficer mund të aplikojnë nga sot deri më 16 qershor 2025.


Aplikimet bëhen online, duke plotësuar formularin në faqen zyrtare të ministrisë.

Për më shumë detaje dhe për të aplikuar, klikoni këtu.

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në numrat e telefonit: 038- 555584 5690 dhe 038- 555584 5691 apo në email: rekrutimi@fsk-rks.org

Maqedonci shtoi tutje se "në Forcën e Sigurisë së Kosovës gjersa i shërbeni atdheut do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurtë të udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes"./Telegrafi/