Trupi gjykues i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë sot të pandehurin Goran Stanishiq e ka shpallur fajtor për krime lufte kundër popullatës civile dhe i ka shqiptuar dënim me burgosje prej njëzet (20) vitesh.
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) thotë se ky është maksimumi i dënimit për këtë vepër penale, sipas Ligjit Penal të RSFJ-së, i cili është më i favorshëm në këtë rast.
Në bazë të monitorimit të gjykimit, FDHK gjen se gjykimi ka qenë i drejtë dhe janë respektuar të drejtat e palëve në procedurë, përkundër vështirësive në organizimin e gjykimit për shkak të pandemisë COVID-19.
FDHK thotë se rezervohet që në këtë moment ta komentojë aktgjykimin dhe lartësinë e dënimit derisa ta merr aktgjykimin në formë të shkruar së bashku me arsyetimin e këtij vendimi.
Me rastin e shpalljes së aktgjykimit, trupi gjykues nuk ka dhënë kurrfarë arsyetimi lidhur me vendimin e shpallur.
FHDK thotë se ka mbetur e panjohur se në cilat prova është mbështetur trupi gjykues kur e ka marrë vendimin mbi dënimin e të pandehurit.
“Mungesa e arsyetimit të vendimit mbi dënimin është në kundërshtim me nenin 366, paragraf 2 të KPPRK-së. Ky nen parasheh që pas leximit publik të dispozitivit të aktgjykimit duhet të kumtohet shkurtimisht edhe arsyetimi i aktgjykimit, përkatësisht provat në të cilat është bazuar trupi gjykues. Po ashtu, është e domosdoshme që me këtë rast, gjykata të jep edhe arsyetim lidhur me rrethanat rënduese apo lehtësuese, të cilat kanë ndikuar që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet me burgim maksimal.
Me datën 06 shkurt të vitit 2020, PSRK3 ka ngritur aktakuzë kundër Goran Stanishiqit, i cili akuzohet
se në cilësinë e pjesëtarit të forcave policore rezerve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, gjatë periudhës 15 dhe 16 prill të vitit 1999, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik të forcave ushtarake, paramilitare dhe policore serbe, kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat Sllovi dhe Tërbovc të Komunës së Lipjanit, në bashkëveprim me pjesëtarë të tjerë të këtij njësiti, mori pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e vrasjeve të 13 civilëve shqiptarë dhe plagosjen e A1.
Gjykata e shkallës së parë e ka shpallur fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova