LAJMI I FUNDIT:

Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh

Fondi i pasurisë së Norvegjisë me fitime rekorde prej 222 miliardë dollarësh

Fondi shtetëror norvegjez është fondi më i madh në botë me 1,8 trilion dollarë. Vitin e kaluar pati një fitim rekord vjetor – 222 miliardë dollarë.

Megjithatë është paralajmëruar se një kthim i fortë nuk do të vazhdojë përherë. Ky është viti i dytë me fitim rekord, duke kaluar 190 miliardë dollarët rekord nga viti 2023.

“Kemi pasur një vit shumë të fuqishëm. Kemi pasur një fitim të madh nga sektori i teknologjisë”, tha Nicolai Tangen, drejtor ekzekutiv i Bankës Norvegjeze (NBIM), që menaxhon fondin.


Afro 50% e fitimit është nga aksionet e kompanive teknologjike, kryesisht nga kompania Nvidia.

Megjithatë, Tangen theksoi se rritja e të ardhurave mund të mos vazhdojë, shkruan reuters.

“Po dua vetëm të paralajmëroj sërish se kjo nuk do të vazhdojë përgjithmonë”, tha ai.

Aksionet e prodhuesve të çipave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë po rriten sot, për herë të dytë radhazi, pas një uljeje të vlerës së aksioneve të këtyre kompanive, që ka ndodhur pas prezantimit të një mjeti të inteligjencës artificiale nga Kina, DeepSeek, ka shkaktuar një rënie të vlerës së aksioneve të këtyre kompanive. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

Ekonomi
Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Prishtina organizon konferencën më të madhe të kriptovalutave në rajon

Ekonomi
Nga buzëqeshjet te flokët - 'Care and Hair Fix' transformon estetikën me teknologjinë më të avancuar në Ballkan

Nga buzëqeshjet te flokët - 'Care and Hair Fix' transformon estetikën me teknologjinë më të avancuar në Ballkan

Ekonomi
Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

Pse Emona Center është zgjedhja juaj për blerje ekonomike dhe cilësore?

Ekonomi
Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe  shoqërore

Koleksioni i ri pranveror nga Martes - Ideal për aktivitete familjare dhe shoqërore

Ekonomi
Masat e SHBA-së ndaj Kinës pritet të ndikojnë në rritjen e çmimit të derivateve në Kosovë

Masat e SHBA-së ndaj Kinës pritet të ndikojnë në rritjen e çmimit të derivateve në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori