Fondi i kthen paratë e shpenzuara për mjekim gjatë pushimeve verore jashtë shtetit!
Qytetarët që preferojnë pushimet verore t’i kalojnë jashtë shtetit, përveç përgatitjeve tjera janë të obliguar me ligj të jenë të mbuluar nga aspekti mjekësor.
Disa lehtësime për këtë i mundëson Fondi Shëndetësor, i cili ka nënshkruar marrëveshje me shtete të rajonit dhe Bashkimit Evropian.
Drejtori i Fondit, Orhan Ramadani, thotë se me një formular nga mjeku amë dhe me konstatimin e komisionit të mjekëve nga ky institucion, qytetarëve do t’ju kthehen paratë që i kanë shpenzuar për mjekim.
“Njëkohësisht ju takojnë shërbimet jashtë shtetit, për nevoja të domosdoshme , nëse ka ndonjë kokë dhimbje, nëse ndodh ndonjë ndeshje në komunikacion, do të thotë secili ka sigurim. Të gjitha sëmundjet, të cilat janë të paparashikuara, të them kushtimisht edhe zorra qorre dhe ndonjë sëmundje tjetër që nuk mund të parashikohet, por dashtë e pa dashtë duhet të operohet, të gjitha këto raste do të mbulohen nga Fondi shëndetësor i Maqedonisë”, tha ai.
Sigurimet private shëndetësore për klientët e tyre kanë oferta të ndryshme, për shërbimet jashtë shtetit amë. Mirëpo, shtatzënat dhe personat mbi 65 vjeç, nuk mbulohen me këto polica sigurimi.
Liridona Aliu, agjente sigurimesh për turizëm thotë se për polisen 2 euro, sigurimi mbulon shpenzimet që janë vetëm mbi 200 euro.
Kjo i bie se çdo shërbim mjekësor nën 200 euro, nuk mbulohet nga polica e sigurimit.
Aliu thekson se, janë të rralla rastet kur qytetarët e kalojnë shumën prej 200 euro, për ndonjë shërbim mjekësor.
Ajo tërheq vëmendjen se kanë has edhe në dallavere që janë bërë nga klientët, që janë paraqitur të sëmurë dhe kanë keqpërdor policat e sigurimit.
“Nuk janë të vetëdijshëm për shkak se sigurimi shëndetësor është patjetër t’i kenë për të mirën e tyre. Edhe pse tek ne janë keqpërdor këto sigurime, për shkak se udhëtarët kanë qenë të lënduar prej këtu dhe kanë bërë disa kombinime atje”, shprehet ajo.
Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore, sqaron se nga ky sezon turistik, do t’ju kthehen shpenzimet për mjek, atyre që pushimet i kalojnë në Shqipëri, por jo edhe për ata që verës shkojnë në Greqi.
Sipas Fondit, gjatë vitit të kaluar nga qytetarët janë tërhequr rreth 40 mijë formularë për shërim jashtë shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht