LAJMI I FUNDIT:

Foli për rrezikun që i kanoset Facebook-ut nga politika, kandidatja për presidente Elizabeth Warren i përgjigjet Zuckerbergut

Foli për rrezikun që i kanoset Facebook-ut nga politika, kandidatja për presidente Elizabeth Warren i përgjigjet Zuckerbergut

Kandidatja për presidente të SHBA-së, senatorja Elizabeth Warren i është përgjigjur publikisht një deklarate të bërë nga drejtori ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, duke thënë se ajo nuk do të ndalet për të ndikuar që kompanitë teknologjike të jenë përgjegjëse kur bëhet fjalë për praktikat antikompetitive.

“Nuk kam frikë t’i mbaj përgjegjëse ndërmarrjet e Big Tech si Facebook, Google dhe Amazon…”, ka shkruar Warren, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, më 1 tetor, mediumi The Verge ka publikuar një tekst dhe audio nga takimet e brendshme të fundit në Facebook, ku drejtori ekzekutiv, Mark Zuckerberg iu është përgjigjur pyetjeve të vështira nga punonjësit që janë të shqetësuar për të ardhmen e kompanisë.


Mediat nxjerrin në pah një bisedë të Zuckerbergut me punonjësit e tij – flet edhe për rrezikun që i kanoset Facebook-ut nga politika
Lexo po ashtu Mediat nxjerrin në pah një bisedë të Zuckerbergut me punonjësit e tij – flet edhe për rrezikun që i kanoset Facebook-ut nga politika

Zuckerberg kishte biseduar me punonjësit e tij rreth kritikëve, konkurrentëve dhe senatores Elizabeth Warren, ndër të tjera.

“Ju keni dikë si Elizabeth Warren e cila mendon se përgjigjja e duhur është shkatërrimi i kompanive”, citon CNN, Zuckerbergun, duke u thirrur në bisedën e transkriptuar nga audio e marrë nga The Verge.

Sipas The Verge, audio vjen nga dy takime të hapura që Zuckerberg zhvilloi me punonjësit e Facebook-ut në korrik, në të njëjtin muaj kur kompania ra dakord të paguante një gjobë prej 5 miliardë dollarësh në një marrëveshje me Komisionin Federal të Tregtisë për trajtimin e tij të të dhënave personale të përdoruesve.

Siç bëhet e ditur, audio përfshin sesione pyetjesh dhe përgjigjesh me Zuckerberg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori