Sulmuesi i krahut, Baton Zabërgja, debutoi për Kosovën në ndeshjen ndaj Armenisë, duke zhvilluar një ndeshje mjaftë pozitive.  

Zabërgja e fitoi penalltinë te goli i barazimit për 2-2 të cilin e realizoi Mërgim Vojvoda, ndërsa gjatë ndeshjes ishte i pakapshëm për mbrojtjen e Armenisë.  


24-vjeçari Zabërgja ka deklaruar pas ndeshjes se është ndjenjë e jashtëzakonshme që ta përfaqësosh Kosovën.  

“Është ndjenjë e jashtëzakonshme për çdo futbollist që ta përfaqësosh Kosovën".

"Trajneri më uroi për ndeshjen e mirë, më tha se me pak qetësi do të shënoje dy apo tri gola në këtë ndeshje”, ka thënë ai. /Telegrafi/  

telegrafi sport app