LAJMI I FUNDIT:

“Focic” organizon trajnim për gazetarë (Video)

“Focic” organizon trajnim për gazetarë (Video)

Tv Shenja njofton se në këto momente është duke u mbajtur trajnimi për gazetarë i organizuar nga Fondacioni Qendra e Qytetërimit Islam – “FOCIC”, trajnim në të cilin marrin pjesë gazetarë dhe studentë të kësaj fushe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë trajnimit, ligjëroi  profesorët Adnan Tekshen, doktor i shkencave të sociologjisë dhe themelues i shumë medieve me rëndësi në Turqi, Milazim Krasniqi, profesor universitar dhe ligjërues në Fakultetin e Gazetarisë pranë UP-së, si dhe pritet të ligjërojë Sefer Tahiri, profesor i asocuar dhe ligjërues në Fakultetin e Gjuhës, Kulturës dhe Komunikimit pranë UEJL.

Latif Mustava nga Fondacioni “FOCIC”, tha se trajnimi në fjalë, është në vazhdën e trajnimeve dhe debateve të shumta që organizon ky fondacion në sferën e sociologjisë.


Mbrëmë, nëpërmjet një debati, u bë edhe hapja solemne e trajnimit, ku po ashtu mbajtën fjalime profesorët e lartëpërmendur. Mes tjerash, profesori Tekshen, tha se sa i përket televizioneve, në Turqi deri në vitet e 80-ta ka mbizotëruar një monopol, ndërsa sot në Turqi funksionojnë më shumë se 300 televizione.

Nga ana tjetër, profesori Milazim Krasniqi, duke folur për mediet në Kosovë, tha se për të pasur të qartë gjendjen e tyre, duhet shihet zanafilla e tyre, të cilën profesori Krasniqi e ndërlidhi me krijimin e shtetit të Kosovës dhe të tentimeve të faktorit ndërkombëtar për formimin e një kombi të ri.

Profesori Sefer Tahiri, theksoi se gazetaria e balancuar është një detyrim moral dhe etik, por në disa raste kjo është e pamundur pasi që burimet ndonjëherë nuk janë të gatshëm për prononcim./Telegrafi/