Kreditë e Fondit Monetar Ndërkombëtar për vendet me probleme ekonomike kanë arritur një rekord të lartë, pasi kjo organizatë botërore po përpiqet të luftojë kundër krizave të shumëfishta të cilat kanë bërë të paktën pesë vende që të mos mund të paguajnë kreditë e tyre. Për më tepër, pritet që edhe shumë vende të tjera të kenë probleme me pagesat e kredive të tyre në vazhdim.
Pandemia, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe rritja e jashtëzakonshme e normave të interesit në nivel botëror kanë detyruar dhjetëra vende që të kërkojnë ndihmën e FMN-së. Një analizë nga Financial Times mbi të dhënat e FMN-së tregon se, në fund të gushtit, volumi i kredive të distribuuara nga Fondi arriti në 140 miliardë dollarë, përmes 44 programeve të veçanta.
Kjo shifër, e cila pritet të rritet akoma më tepër në muajt e ardhshëm për shkak të shtimit të kostove të huamarrjes, është më e lartë se shuma e totalit të kredive të mbetura në fund të viteve 2020 dhe 2021, kur shifrat arritën nivelet vjetore rekord.
Ekspertët parashikojnë se rritjet e mëtejshme të normave të interesit nga bankat qendrore në tregjet e madha do të rrisin kostot e huamarrjes në mbarë botën dhe do të rrezikojnë të shkaktojnë një recesion të rëndë. Disa analistë thonë se kapaciteti huadhënës i FMN-së së shpejti mund të arrijë limitet e tij, pasi vendet e varfra që janë janë izoluar nga tregu ndërkombëtar i huave janë të detyruara t’i drejtohen fondit për të siguruar mbështetje.
Angazhimet totale të FMN-së, duke përfshirë huatë e miratuara por që nuk janë distribuuar ende, kanë arritur më shumë se 268 miliardë dollarë.
FMN është në negociata me disa vende lidhur me paketat mbështetëse, të cilat do të rrisin akoma më shumë angazhimet e saj totale.
Sipas rregullave të FMN-së, vendet anëtare zakonisht mund të marrin mbështetje të kufizuar deri në masën e 145 për qind të kuotës së tyre në FMN-së, me fjalë të tjera të aksioneve që zotërojnë, e cila është afërsisht në përputhje me pjesën që zë secili vend në ekonominë botërore.
Kjo do të vinte 370 miliardë dollarë në dispozicion të vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme, nga kapaciteti total i kreditimit prej rreth 940 miliardë dollarësh i FMN-së.
Kohët e fundit, FMN krijoi një trust të qëndrueshmërisë për të ndihmuar vendet në përballjen e tyre me sfidat sistematike, të tilla si ndryshimet klimatike, për të cilin Joshi tha se FMN kishte ndërmarrë angazhime financimi me vlerë 40 miliardë dollarë, krahasuar me objektivin prej 45 miliardë dollarësh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë