Buka, vaji ushqimor, qumështi dhe energjia elektrike janë produktet me rritjen më të madhe të çmimeve.
Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), brenda një viti, ngritja e çmimit të vajrave dhe yndyrave ushqimore ishte më e madhja me 51.3 për qind, pasuar nga buka me 24.3 për qind, shkruan Telegrafi.
Po ashtu, rritje të theksuar të çmimeve ka pasur edhe qumështi, djathi e vezët me 21.7 për qind dhe energjia elektrike me 17.6 për qind.
Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill ka arritur në 11.2 për qind.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të bukës dhe drithërave me 24.3 për qind, mishi me 13.5 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 21.7 për qind, vajrat dhe yndyra ushqimore me 51.3 për qind, perimet me 13.8 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 15.9 për qind, prodhime të ndryshme ushqimore me 11.6 për qind, kafeja, çaji dhe kakao me 13.6 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 5.9 për qind, duhani me 4.8 për qind dhe mirëmbajtja dhe rregulli i vendbanimit me 8.2 për qind”, thekson ASK-ja.
“Energjia elektrike me 17.6 për qind – ngritja e çmimit është për shkak se në periudhën janar-maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19 derisa në muajin prill 2022 ka pasur rënie të konsumit, gjegjësisht shpenzimeve për 7.3 për qind, gazi me 42.2 për qind, lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 22 për qind, mobilie dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje me 4.2 për qind, pajisje shtëpiake me 8.4 për qind, veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht me 9.9 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 7.4 për qind”.
“Blerjet e automjeteve me 6.8 për qind, pjesët e këmbimit dhe pajisjet shtesë për pajisjet e transportit personal me 6.2 për qind, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 38.8 për qind, shërbimet e tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit me 9.9 për qind, shërbimet për transport me 11.1 për qind, shërbimet hoteliere me 9.7 për qind, kujdesi personal me 5 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 11.6 për qind në IHÇK”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
View this post on Instagram
ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit për muajin prill 2022 është rritur 1.5 për qind.
Brenda një muaji, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te vajrat dhe yndyrat ushqimore me 15.6 për qind, ndjekur nga gazi me 10.8 për qind dhe shërbimet e transportit me 3.9 për qind.
“Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.5 për qind në muajin prill 2022, krahasuar me muajin mars 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te buka dhe drithërat me 1.2 për qind, mishi me 3.6 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 0.9 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 15.6 për qind, pemët me 1.5 për qind, perimet me 5.4 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 2 për qind”, thotë ASK.
“Prodhime të ndryshme ushqimore si salca, erëza, kripë, ushqim për fëmijë me 2.2 për qind, kafe, çaji dhe kakao me 0.8 për qind, uji, pije joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 0.6 për qind, pijet alkoolike me 5.4 për qind, gazi me 10.8 për qind, lëndët djegëse të ngurta me 2.6 për qind, pajisjet shtëpiake me 2 për qind, qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës me 1.7 për qind, veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht me 1.3 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 1.7 për qind, blerjet e automjeteve me 1.3 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 2.7 për qind, shërbimet për transport me 3.9 për qind, shërbimet hoteliere me 1.4 për qind, pra me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.7 për qind”, përfundon raporti. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës