Një aeroplan nga Heathrow i Londrës me 311 persona në bord është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Rusi këtë mëngjes.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, merret vesh se Boeing 777-39L(ER) ka pësuar defekt në motor dhe ka kërkuar ulje në qytetin e Nizhnevartovsk në Siberi.


Pamjet tregojnë aeroplanin e Air China - i nisur për në Pekin - duke u ulur në qytetin e largët në rajonin autonom rus të Khanty-Mansi.

Ai u ul në orën 8:17 të mëngjesit sipas kohës lokale pasi pati probleme mbi hapësirën ajrore ruse.

Një dëshmitar okular i tha medias së re ruse, Baza, e cila ka lidhje me shërbimet ruse të sigurisë: “Shërbimet e aeroportit ishin në gatishmëri të lartë për mysafirin e papritur”. /Telegrafi/