LAJMI I FUNDIT:

Fluks i shtuar i qytetarëve në kufirin Shqipëri-Greqi, policia thotë se po punojnë me kapacitete të plota

Fluks i shtuar i qytetarëve në kufirin Shqipëri-Greqi, policia thotë se po punojnë me kapacitete të plota

Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë përgjatë ditëve të fundit, është paraqitur fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Shtetit përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.

Tutje policia ka bërë të ditur se janë marr të gjitha masat për të punuar me kapacitete të plota për shmangien e krijimit të radhëve të gjata.


“Falë masave të marra nga Policia Kufitare dhe bashkëpunimit me homologët grekë, është punuar me kapacitet të plotë të numrit të sporteleve, me qëllim lëvizjen e njëtrajtshme dhe shmangien e krijimit të radhëve”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera bëhet e ditur se në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë aktualisht po punohet me gjashtë sportele, tri në hyrje dhe tri në dalje.

“Përgjatë ditës së djeshme në vendin tonë nga kjo pikë kufitare kanë hyrë 5,612 shtetas dhe kanë dalë 3,257 shtetas”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori