Florian Hoxha, ylli i ri dardan që ka filluar shkëlqimin te Grasshoppers: Synoj të arrij shumë me klubin dhe të marrë ftesë nga Kosova
Florian Hoxha është emri i ri nga futbollistët shqiptarë që ka filluar të lë gjurmë në Superligën e Zvicrës me fanellën e gjigantit helvetik, Grasshoppers.
Skuadra më e trofeshme zvicerane, Grasshoppers ka qenë shtëpi e futbollistëve shqiptarë ndër vite, ku shumë nga ta kanë lënë gjurmë të pashlyeshme te kjo skuadër dhe vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë.
Njëri nga ta sot është edhe Florian Hoxha, mbrojtësi i majtë nga Kosova që ka lindur dhe është rritur në Zvicër.
22-vjeçari ka kaluar të gjitha grupmoshat te GC, por vetëm tani ka filluar të shkëlqejë pas një fillimi jo aq të mirë ku u përballë edhe me disa lëndime.
Në një intervistë për Telegrafin, Hoxha flet për vështirësitë në fillim të karrierës, por ai ka një karakter shumë të fortë që nuk dorëzohet në asnjë moment dhe tani ka fituar vendin në formacionin bazë të klubit bardhekaltër.
“Fillimi ishte i vështirë për mua. Pavarësisht çdo gjëje që ka ndodhur për mua gjëja më e rëndësishme është të mos humbas objektivin që kam në mendje. Fakti që tani shoh se sa shumë gjëra po rriten edhe po realizohen, më bënë të bëhem më i fortë dhe të besoj më fort në qëllimet e mia”.
“Unë jam shumë falënderues për të gjithë dhe gjithçka që më ka sjellë deri këtu. Lëndimet dhe gurët gjatë rrugës time janë gjëra që nuk më sjellin rrëzojnë, por më bëjnë më të fortë për të vazhduar tutje”, thotë Hoxha për Telegrafin.
Në gjashtë ndeshje këtë edicion, Hoxha ka realizuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër, por ajo që e dallon atë është edhe loja shumë e fortë në defensivë, ku ka blinduar krahun e majtë të mbrojtjes së Grasshoppersit.
“Ky sezon ishte diçka shumë i veçantë për mua. Kur e krahasoj veten nga fillimi i vitit e deri më tani, vërej se janë hapur shumë dyer. Paraqitjet e mia në lojë dhe ndërveprimi ynë si ekip më forcojnë dhe besoj fort se ky është vetëm fillimi”, vazhdon tutje Hoxha.
Suharekasi thotë se objektivi i tij është të vazhdoj të jetë një titullar te GC, derisa synimi i tij është të jap gjithmonë maksimumin për të arritur objektivat që kanë.
“Objektivi im për këtë sezon është që të qëndroj titullar në ekipin të GC dhe që do mundem të vazhdoj edhe shumë sezone të ardhshme ne këtë ekip. Do mundona gjithmonë të jap maksimumin edhe ta mbështes ekipin tim. Objektivi i klubit është që të marrim mjaftueshëm pikë në ndeshjet që kemi para dhe të vazhdojmë me këtë formë të lartë”, thotë Floriani.
Në ekipin legjendar me seli në Zurich, kapiten është legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi. Për Hoxhën është një nder që ka kapiten Abrashin në ekip një futbollist që e ka mbështetur shumë.
“Kur kam qenë fëmijë gjithmonë i kam ndjekur ndeshjet e Amirit me Kombëtaren, por edhe me Grasshoppersin. Për mua është një nder i madh që kam kapiten një futbollist si Abrashi që është edhe një njeri i jashtëzakonshëm. Të kesh një bashkëkombës kapiten në ekip është gjë e bukur dhe Amiri më ka ndihmuar shumë që të zhvillohem me potencialin që kam”, tha Hoxha.
Objektivat e klubit legjendar zviceran janë që të përfundojnë në top gjashtë vendet e para, ku pastaj kampionati ndahet në dy faza me ekipet që luftojnë për garat evropiane dhe ato për mbijetesë.
Hoxha thekson se qëllimi është të jenë në pjesën e epërme të tabelës dhe fitorja e fundit 0-1 në udhëtim te Baseli i rrit gjasat për një gjë të tillë.
“Unë dhe ekipi im do të mundohemi me dhënë maksimumin për të përfunduar në gjashtë pozitat e para dhe shpresojmë që të vazhdojmë me fitore edhe në ndeshjet e ardhshme. Pa disiplinë në stërvitje nuk mund të arrijmë objektivin që kemi, kjo do të thotë se bashkëpunimi brenda ekipit dhe vetëm kjo do të na sjell fitoret”, vazhdon Hoxha.
Krejt në fund ylli i ri dardan flet edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, ku ai ka qenë pjesë e grupmoshave deri në 21 vjeç.
Anësori këmbëshpejtë thotë se ka qenë nder dhe krenari për të që ka veshur fanellën e Kosovës, derisa shpreson që sa më shpejt ta bartë edhe atë të Përfaqësueses A ku nuk është befasi që në mars të jetë në listë falë formës së shkëlqyer që po kalon.
“Për mua është nder dhe krenari që kam veshur fanellën e Kosovës. Është një moment i veçantë ta bartësh atë fanellë dhe shpresoj që së shpejti ta përjetoj sërish atë ndjenjë që është më e bukura”, përfundoi mbrojtësi i majtë për Telegrafin.
Hoxha ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Grasshoppers, derisa në vitin 2021 ai është graduar në ekipin e parë. Ndeshja e tij e parë me ekipin e parë ishte pikërisht në derbi ndaj Zurichut më 21 gusht të vitit 2021. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBefasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
PSG është gati të transferojë yllin e Real Madridit në verë
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit
Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova