LAJMI I FUNDIT:

Floktarja e Kim Kardashianit na tregon si t’ia bëjmë me flokët e yndyrshëm

Floktarja e Kim Kardashianit na tregon si t’ia bëjmë me flokët e yndyrshëm

Kemi provuar disa herë ta ndryshojmë shampon, por përfundimi ka qenë i njëjtë: flokë pa volum dhe gjithë yndyrë.

Në fakt sekreti qëndron vërtet te shampoja, veçse në një mënyrë që vështirë se na kishte shkuar mendja.


Por parukierja e Kimit është këtu për ta na treguar pikërisht këtë, çelësin e suksesit.

Me më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram, Jen Atkin di çfarë bën dhe ka një zgjidhje për gjithçka, edhe për yndyrën vetë.

Truku që Atkin u sugjeron të famshmëve është kaq i thjeshtë dhe logjik sa do t’ju vijë inat që nuk e kishit çuar ndërmend më parë.

Teksa gjendej në Londër për të promovuar markën e saj të përkujdesjes së flokëve, Ouai Atkin, Jet tha për Cosmopolitan se të trajtosh flokët e yndyrshëm do të thotë të përdorësh dy shampo specifike.

“Duhet t’i lani flokët me dy shampo, pasi majat dhe rrënja janë të ndryshme nga njëra- tjetra. Mendojeni pak, majat janë të thata dhe të dëmtuara veçanërisht kur janë lyer. Kështu ju duhet një shampo për t’i zbutur dhe hidratuar (Ouai Repair), ndërkohë që pjesa e rrënjës kërkon veçse të lahet dhe pastrohet mirë (Ouai Volume). Lani fillimisht rrënjën, më pas majat dhe jeni gati.”

Jen Atkin njihet për klientelën e saj VIP si Jessica Alba, Katy Perry, Sofia Vergara, motrat Hadid si dhe gjithë familjen Kardashian – Jenner.