Floktari më i mirë botëror, shpjegon cilat mite për flokët duhet t’i harrojmë

Luke Hersheson është njeriu i cili di bash çdo gjë për flokët. Ky floktar mega i popullarizuar ka bërë çudira me flokët e yjeve Victoria Beckham, Keira Knightley, Sienna Miller, Emma Watson, ndërkaq tani i ndan përvojat e veta.
Nuk ju nevojitet brusha për fenirim. Do të duhej të përdorni duart tuaja gjithnjë derisa flokët të thahen deri në 95 për qind, sepse brusha është shumë e dëmshme për flokë të njoma. Kjo pengon që të shpenzoni kohën tuaj, sepse është e nevojshme që flokët të jenë pothuajse të thata para se të mund t’ua jepni formën, transmeton Telegrafi.
– Mund të përdorni brushën e rrumbullakët për të krijuar vëllim, mirëpo unë pothuajse kurrë nuk e përdor brushën. Mendoj që është më mirë t’i thani flokët vrazhdë me duar gjithnjë derisa të thahen tërësisht dhe të përdorni presën për të krijuar stilin të cilin e dëshironi, – thotë Luke.
Si t’i përdorni duart për fenirim: Mbani flokët fort derisa të thahen.
Si t’i përdorni duart për vëllim: Spërkatni flokët me vrushkull afër rrënjës dhe përdorni duart që të nxirrni flokët nga ana tjetër në drejtime të kundërta për të arritur deri te maja e kokës.
Si t’i përdorni duart për teksturë: Për të krijuar tallaze, përdorni gishtat për të ndarë balluket dhe për t’i ndarë midis gishtit të madh të dorës dhe gishtit tregues për të krijuar dukje të shkujdesur.
Produktet më të reja për flokë zakonisht nuk janë më të mirat
Nuk ju nevojiten tone të produkteve të ndryshme për tharje të thjeshtë, ju nevojiten vetëm balsami apo kremi me mbrojtje të ngrohtë.
Rritja e qëndrueshme i ndihmon flokët tuaj të duken më mirë
Teknikat bashkëkohore të ngjyrosjes, siç janë balajzhi, qëllimisht ngjyrosin rrënjë e flokut me ngjyrë të errët, ndërkaq majat duhet të jenë më të shndritshme në mënyrë që flokët të duken sa më natyrshëm dhe më të buta për regjenerim. Nëse mendoni për ngjyrën natyrale, rrënja gjithmonë është pak më e errët se pjesa tjetër e qimeve. E njëjta ngjyrë në gjithë gjatësinë e flokëve mund të duket monotone, lirisht lozni me thellësinë në disa vende dhe flokët tuaja do të jenë më të bujshme.
Nuk ndihmojnë vetëm produktet e shtrenjta për flokë
Shumë brende me paketime super të shitura dhe çmime të larta, shpesh kanë silikone të lira të cilat mbyllin qimen dhe i bëjnë flokët që të fillojnë të humbin shkëlqimin.
Flokët më së lehtë është të stilizohen në shtresa
Nëse dëshironi më shumë vëllim, mendoni për shtresat e padukshme, të cilat ndihmojnë që flokët të duken më të bujshme. Shtresat e padukshme shkurtohen nën gjatësinë e skajeve, zvogëlojnë peshën e flokëve dhe nxisin lëvizjen pa ndikim në gjatësi.
Patjetër duhet t’i përmbaheni strukturës së flokëve tuaja
Nuk jeni të detyrueshme të dilni nga zona juaj e rehatisë çdo herë kur shkoni te floktari, mirëpo është mirë të fusni element të ri në çdo nëntë muaj. Nuk duhet patjetër të jenë drastike, ndoshta vetëm një ndryshim i lehtë i ngjyrës apo i gjatësisë së flokëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Sekreti i çifteve të lumtura qëndron në gjestet e vogla, pohon terapisti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës