LAJMI I FUNDIT:

Floktari i dukeshës zbulon se si William u kujdes për pamjen e saj ditën e dasmës

Floktari i dukeshës zbulon se si William u kujdes për pamjen e saj ditën e dasmës

Dje u bënë fiks 9 vite që nga dasma spektakolare e Princit William dhe Kate Middleton. Në këtë përvjetor të nëntë, floktari i dukeshës zbuloi disa detaje nga dita e dasmës dhe më interesanti është pa dyshim, si e përfundoi rregullimin e flokëve të Kate-it me ndihmën e Princit William

Pas ceremonisë madhështore, Kate dhe William festuan me njerëzit e afërt në Clarence House. Për pjesën e dytë të dasmës Kate veshi një fustan saten dhe parukieri i saj Richard Ward ia lëshoi flokët dhe ia stiloi me onde natyrale.

“Doja t’i tregoja Kate-it pjesën e pasme të flokëve dhe po ecja me vështirësi me pasqyrën e madhe 500-vjeçare. Mendoj se nuk kanë nga ato pasqyrat e dorës që mund t’i blesh për vetëm 5 dollarë. Princit William iu desh të vinte të më ndihmonte. Ai mori pasqyrën, pavarësisht se unë kundërshtova dhe e mbante në mënyrë që Kate të shihte flokët. Ai është i paparë, vërtet,” – rrëfeu Ward.

Princi William është pa dyshim bashkëshorti që çdo vajzë do të donte. Detaje të tilla zbulojnë më shumë për marrëdhënien e tij me Kate, duke qenë se nga daljet e tyre në publik nuk mund të kuptojmë shumë, shkruan Class.

Çifti mbretëror e respekton protokollin me përpikëri dhe nuk shfaq kurrë afeksion në publik. Megjithatë, kjo s’do të thotë që William nuk është një bashkëshort i kujdesshëm.