Flirtim me operatorët dhe ndihmë për problemet në shtëpi – Punonjësit e “112” tregojnë thirrjet më interesante që kanë pranuar

Nuk është e lehtë të jesh operator në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (QMK) apo në numrin “112”. Operatorët e këtyre linjave për Plusinfo kanë treguar disa thirrje interesante që kanë pranuar nga qytetarët dhe që nuk kanë të bëjnë me punën e tyre.
Pothuajse dy vite më parë ka nisur punën numri universal “112” i Qendrës së Menaxhimit të Krizave, i cili është i ngarkuar me mbledhjen e të dhënave nga qytetarët dhe njoftimin e menjëhershëm të Shërbimit Mjekësor të Urgjencës, policisë dhe zjarrfikësve.
Megjithatë, disa qytetarë ende mendojnë se ky numër mund t’i zgjidhë të gjitha problemet, qoftë prishja e tubit të ngrohjes, qoftë nëse nuk kanë sinjal nga operatori kabllor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për fat të mirë, operatorët janë të sjellshëm dhe përpiqen të ndihmojnë raste të tilla duke u dhënë një numër ose duke u thënë se ku të telefonojnë.
Nga “112” thonë se çdo telefonatë është unike, pavarësisht nga natyra e thirrjes. Operatorët shpesh kanë biseda të pakëndshme me telefonuesit. Ka qytetarë që thjesht donin të bisedonin, sepse ndiheshin të vetmuar dhe kishin nevojë të flisnin me dikë.
“Uau, zonje apo zonjushe, me duhet të them që ke zë shumë të bukur, isha në rrezik, por pasi dëgjova zërin tëdn, gjithçka për mua ka mbaruar”, – i tha një nga telefonuesit operatores, të cilës shpesh i ka ndodhur që të flirtojnë apo ta ftojnë në takim. Edhe operatorëve meshkuj u ka ndodhur që zonjat të tentonin t’i joshnin, me pretekstin se kishin nevojë për ndihmë.
Ata kontaktohen shpesh nga qytetarë të cilët thjesht mendojnë se nëse flasin me ta, problemi i tyre do të zgjidhet.
“Mora një telefonatë nga një zonjë që ankohej për dhimbje stomaku. Në të njëjtin moment, teksa po flisja me të, kontaktova edhe me urgjencën. Zonja nuk më tha saktësisht se për çfarë dhimbje ishte, por në bisedën me mjekët e Urgjencës kuptuam se ajo kishte dhimbje menstruale”, thonë nga “112”.
Një tjetër operator ka pasur një incident më të pakëndshëm. Ai ka marrë një telefonatë për një grabitje në shtëpi, por pas bisedës ka mbetur i shokuar.
“Kolegu mori telefonatën dhe e pyeti telefonuesin se për cilën adresë bëhej fjalë. Ai i tregoi, dhe kolegu kërkoi edhe një herë ta përsërit. Nuk mund ta besonte kur kuptoi se ishte adresa e komshiut të tij të parë! Ai shkoi menjëherë në shtëpi dhe kishte çfarë të shihte – përveç faktit që fqinji i tij ishte grabitur, i ishte plaçkitur edhe banesa e tij”, tha një nga operatorët.
Nga “112” thonë se një qytetar ka denoncuar se e dashura e tij kishte pirë shumë dhe i kishte rënë të fikët, ndaj ka kërkuar ndihmë nga Urgjenca, por e gjithë situata ka qenë totalisht konfuze.
Ekipi i 112 ka marrë një telefonatë interesante në mes të natës nga një shtetas gjerman në panik, i cili ka ngecur në tualetin e dhomës së hotelit ku po qëndronte.
Sipas të dhënave, shërbimi “112” ka mesatarisht mbi 1000 thirrje gjatë ditës, ndërsa natën 300 deri në 400. QMK shton se tashmë qytetarët e përdorin gjithnjë e më shpesh numrin “112”, ndaj numri i përgjithshëm i thirrjeve së fundmi i kalon 2500 në ditë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi