[tag_tagmanagerringier] Flipboard tani edhe në ueb! - Telegrafi - Telegrafi Flipboard tani edhe në ueb! - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Flipboard tani edhe në ueb!

Flipboard tani edhe në ueb!

Flipboard fillimisht kishte filluar si aplikacion mobil, mirëpo tani po bëhen përgatitjet e fundit që shërbimi të ofrohet edhe në ueb. Tani, me aplikacionin e famshëm në ueb, më shumë se 75 milionë përdorues do të mund të shfletojnë përmbajtjen e aplikacionit në formë të revistës në kompjuterët e tyre personal.

Arsyeja kryesore për marrjen e këtij vendimi është se shumica e përdoruesve të internetit ende i shfletojnë faqet e ndryshme nga kompjuterët e tyre personal, dhe kjo paraqet një mundësi shumë të mirë për Flipboard që të rris bazën e saj prej 75 milionë përdoruesve.

Në anën tjetër, shfletimi i internetit në ueb ende konsiderohet si më i thjeshtë se sa përdorimi i ekraneve të ndjeshëm në prekje, ndërsa ndërfaqja e re e aplikacionit të Flipboard në ueb i përngjan shumë shfletimit real të një reviste të letrës. / Telegrafi /