LAJMI I FUNDIT:

Flipboard blen rivalin Zite nga CNN, për 60 milionë dollarë

Flipboard blen rivalin Zite nga CNN, për 60 milionë dollarë

Aplikacioni i famshëm i leximit të lajmeve i cili bazohet në Android dhe iOS, Flipboard, e ka blerë rivalin e saj kryesor, aplikacionin Zite nga gjiganti botëror i lajmeve, CNN, ka raportuar kompania por edhe shumë burime tjera të lajmeve.

Marrëveshja është e vlefshme rreth 60 milionë dollarë, dhe bën të mundur që prej sot lajmet e CNN të paraqiten në mënyrë të personalizuar në Flipboard, duke përfshirë edhe emisionet e caktuara të rrjetit televiziv, sikurse Anderson Cooper 360, Crossfire, apo edhe Inside Politics.

Për më shumë, disa nga prezantuesit e famshëm të CNN, si Fareed Zakaria dhe Jack Tapper tashmë i kanë postuar magazinat e tyre personale në Flipboard.

CNN e kishte blerë aplikacionin Zite, në tentimin e saj për të dominuar me lajme në pajisjet mobile, mirëpo asnjëherë nuk ka arritur që ta marrë popullaritetin e Flipboard. Kjo e fundit tani ka njoftuar se do të vijë me disa përmirësime në Android. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?

Teknologji
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur

Teknologji
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE

Teknologji
IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

IFA 2024: Samsung shfaq fuqinë e produkteve të tij me AI për të krijuar një botë të lidhur për të gjithë

Teknologji
Gjykata e lartë e Evropës

Gjykata e lartë e Evropës "jep një goditje shumë miliarda dollarëshe" për Apple dhe Google

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Kalo në kategori