Dy ditë më parë, në Kolovicë të Prishtinës ndodhi një tragjedi e rëndë, kur në një gropë të hapur në një pronë private, humbin jetën dy fëmijë të familjes Mramori – Florenta 13 vjeçe dhe Florenti 11-vjeçar.
Pronari i kësaj toke, Selman Berisha, në një bisedë për Telegrafin ka thënë se ka bërë kërkesë tek Komuna e Prishtinës për ta mbyllur gropën. Por, sipas tij, “Inspektorati i Komunës e ka injoruar”.
Berisha thotë se kjo gropë u hap në kohën kur kryetar i Prishtinës ishte kreu i LDK-së dhe kryeministri i tashëm i Kosovës, Isa Mustafa.
- Selman Berisha
“Para tri viteve nisi të ndërtohet rruga afër tokës time, një kilometër e gjysmë e gjatë. Tenderin e këtyre punimeve e ka pasur kompania ABC. Meqë toka ime ishte si një kodër, e kanë bërë një mur dy metra të lartë që mos të ketë shembje”, ka thënë ai për Telegrafin.
Sipas tij, tokën më nuk mund ta shfrytëzonte, meqë kishte mbetur në 28 metra lartësi nga rruga.
- LEXO PO ASHTU:
- LDK: Gropa në Kolovicë u bë nga tenderi që e dha udhëheqja e Shpend Ahmetit
- Për gropën fatale në Kolovicë, Komuna dhe kompania e akuzuar demantojnë pretendimet e LDK-së
“Ky vend nuk më duhej kështu. Por, meqë nga kompania thanë se dheu u duhet atyre, me lejen e Inspektoratit të Komunës – para tri viteve – i lash të gërmojnë, që të më bëhet toka e rrafshët, që të mund të mbillja diçka. Për këtë kam nënshkruar kontratë“, vazhdon rrëfimin pronari i kësaj toke.
- Marrëveshja me “Europa Partners” për shfrytëzimin e tokës për largimin e materialit guror dhe procesverbali i Inspektoratit ku thuhet ndalja e këtyre punimeve meqë pa leje nga organet komunale po bëhet ndryshimi i konfiguracionit të tokës kodrinore në tokë të rrafshët
Ai tha se punimet i vazhdoi kompania tjetër, BeniCom, kur udhëheqjen e Komunës e merr Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ata kanë bërë marrëveshje me djalin e axhës dhe me një kushëri timin, që këtë pjesë ta bëjnë si një teposhtëze dhe t’i mbyllin gropat. Por, erdhën inspektorët me Polici për t’i ndalur punimet. Ju thash që kjo është pronë e imja, e ata më thanë: ‘Po, ama ti ke pronë vetëm deri 20 centimetra nën tokë, se pjesa tjetër është e shtetit’. Më thanë të shkoja në Inspektorat, ku edhe shkova. Ua shpjegova situatën, duke treguar se vajza ime 13-vjeçare për pak sa nuk u mbyt në një gropë me ujë, por që është gjallë falë kushërirës që e ka shpëtuar”, tha Berisha.
Sipas tij, atë gropë e kanë mbyllur me lutje të tij, por shprehet se nuk është marrë seriozisht rregullimi i tokës, për çka hapen gropat tjera ku mbyten Florentina dhe Florent Mramori.
“Atë e mbyllën pasi shkova në Komunë. U luta ta rrafshojnë atë vend. Por, më thanë: ‘Nuk është koha e Isa Mustafës’. E ndaluan kompaninë për të punuar, duke thënë: ‘Kush shkon aty, menjëherë i konfiskohen mjetet’. Edhe pse sërish tregova për rrezikun, më injoruan. Prandaj, i paralajmërova se nëse ndodh diçka nuk marr përgjegjësi”, thotë ai.
Nga ai moment, Berisha shprehet se nuk është marrë me tokën.
“Jam kujdesur që të mos lejoja fëmijët të lahen aty, por ishte e pamundur të bëja kontrolle të shpeshta”, shprehet ai. “Toka shfrytëzohej nga të tjerët. Kujt iu ka dashur dheu, e kanë marrë pa pyet. Bile kanë gjuajtur bërllok, tulla e gurë aty. Qëkur në vitin 2014 janë ndërprerë punët, s’kam mundur të bëjë asgjë aty, pos një muri rrethues lartë nga frika se dikush mund të rrëshqasë e të bie poshtë. Dje takova një inspektor të Komunës, i cili më tha: ‘Qysh rren burri plak, ti e ke për ndërtim të lartë e jo për tokë të punueshme’. I thash që nëse rrej, le ta sheh konton time se sa para kam. Vetëm njw lopë e kam që ushqejë familjen. Eh, sikur të isha taku me Shpend Ahmetin, me siguri kjo punë do të merrte fund”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci: Hetuesi policor është rikthyer në detyrë, nuk ka marr pjesë një asnjë tubim elektoral
U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, detaje nga plagosja: Në kërkim 26-vjeçari
Ilire Dauti: Nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025