Flet për herë të parë Klement Balili, shqiptari i cilësuar nga policia dhe mediat greke si “Escobari i Ballkanit”.
Ish-drejtori i Transportit në Sarandë në një intervistë për mediat greke, për akuzat që janë ngritur ndaj tij nga autoritetet greke, thotë se ky është një rast që duhet për t’u shfrytëzuar politikisht dhe me qëllim që të dëmtojë kryeministrin Edi Rama.
“E gjithë historia, siç mësova nga avokati im Alexis Kougias, është e sajuar dhe nuk ka prova kundër meje, por vetëm një skenar i ndërtuar në mënyrë arbitrare nga policia duke u bazuar në një kontakt timin me anë të telefonit për një çështje krejtësisht pa lidhje me një nga personat që aktualisht është i përfshirë në këtë rast. Unë e dija se ai person kishte sjellje të jashtëligjshme. Jam i sigurt se disa anëtarë të policisë e ndërtuan këtë hetim ndaj meje së bashku me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, për shkak se nipi im, i cili është avokat, është anëtar i rëndësishëm i Partisë në pushtet në Shqipëri dhe për këtë arsye ata krijuan këtë rast për shfrytëzuar atë politikisht dhe të dëmtojnë kryeministrin Edi Rama”, thotë Balili, shkruan “Ethnos.gr”, transmeton Panorama.
I ashtuquajturi “Escobari i Ballkanit” refuzoi akuzën shumë të rëndë kundër tij, përpiluar nga DEA.
“Kjo është akuzë arbitrare që jep për mua Policia greke dhe qëllimisht çorienton drejtësinë greke madje duke u përpjekur të mashtrojnë edhe drejtësinë shqiptare”.
44-vjeçari shqiptar akuzohet nga autoritetet greke si drejtuesi i një organizate kriminale dhe financuesi i saj, bandë e cila shpërndan në Evropës sasi të mëdha droge.
Policia greke ka lëshuar një urdhër arresti kundër tij dhe i ka kërkuar autoriteteve shqiptare ekstradimin në shtetin grek, pasi hetimi sipas autoriteteve fqinje gjeti prova që implikojnë lëvizjen e rreth 700 kg droge me një motoskaf nga Saranda në Greqi ku dhe u kap.
Sipas njoftimeve, në korrik të vitit 2006 ai ishte i përfshirë në transportimin e 750 kg kanabis, por hetimet ishin mbyllur.
“Kjo është një gënjeshtër dhe shpifje dhe madje edhe një sajesë e qëllimshme që e shfrytëzon Berisha dhe opozita në mënyrë që të dëmtojë qeverinë, për shkak se ata nuk kanë asgjë tjetër për të goditur drejtësinë,” u përgjigj Balili.
Ai madje ka përgënjeshtruar pretendimet e jetës luksoze, disponimit të anijeve, vilave dhe jetës luksoze.
“Kam lexuar se më kanë pagëzuar ”Escobari i Ballkanit”, por unë jam i habitur se si mundet që askush nuk ka bërë hulumtime serioze për të gjetur nëse i kam pasur ndonjëherë varka, shtëpi luksoze dhe në qoftë se unë bëj jetë luksoze. Si mundet një ‘ Escobar i Ballkanit”, i cila ka miliona euro, të zgjohet në gjashtë të mëngjesit, të drejtojë Ministrinë e Transportit në Sarandë, për të punuar tetë orë për një rrogë të mirë dhe të ketë një familje që jeton në mënyrë modeste, si të gjithë shqiptarët e tjerë pa ndonjë makinë luksoze dhe sigurisht pa asnjë shtëpi luksoze? “, thotë 44-vjeçari shqiptar dhe shpjegon se vëllezërit e motrat janë pronarët e hoteleve, që i kanë blerë me kredi të ligjshme nga bankat shqiptare dhe austriake. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025