Është herë e dytë që për 17 Shkurt i mungon dikush. Më 17 Shkurt 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës dhe tash nëntë vjet pas kur Kosova e feston ditëlindjen e nëntë.
E kjo ditë po i duket e vështirë Rukë Haradinajt, e cila festa e Pavarësisë po i duket e rëndë në mungesë të djalit të saj të madh Ramush Haradinaj.
Më 17 shkurt 2008 Ramush Haradinaj ishte duke u gjykuar në Tribunalin e Hagës ndërsa tash gjendet në Francë ku po mbahet me një fletarrest të Serbisë për krime lufte.
Nëna e katër djemve gjeneralë, e që dy prej tyre tash janë dëshmorë, Luani dhe Shkëlzen Haradinaj, mes lotëve, mallit dhe krenarisë e pret festën e Pavarësisë.
Ajo ndihet krenare që atdheut ia fali dy djem, por thotë se kurrë nuk do të pranojë që t’ia fal Serbisë krimet që i ka bërë në familjen e saj dhe në të gjitha familjet tjera shqiptare.
Nëna e ish-kryeministrit të Kosovës në një intervistë për KosovaPress, e ndjen të vështirë festimin e Pavarësisë pa Ramushin në shtëpi, për të cilin thotë se në zemër dhe në shpirt e ka Kosovën.
Rukë Haradinaj thotë se shënimi i nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është një ditë e madhe për familjen e saj dhe për tërë Kosovën, por mungesa e Ramushit në këtë ditë festive ia shton mërzinë.
“Me pas kanë Ramushi ne ishim kanë edhe më të lumtur e më të gëzueshëm. Që i kemi dy djem të vranë, unë jam krenare për ta. Pa Ramushin shtirë me prit Pavarësinë”, thotë ajo, ndërsa lotët i rrjedhin kur kujton me mall djemtë që ia fali atdheut dhe mungesën e Ramushit në shtëpi. “Shumë mirë, me mall të madh, por shumë mirë”.
Ajo nuk e fsheh dhembjen dhe mërzinë që ka ndjerë krahas gëzimit, kur para nëntë viteve është shpallë Pavarësia, pasi as atë ditë nuk ishe në mesin e familjes dhe shokëve Ramushi, i cili përballej me gjykim në Tribunalin e Hagës.
“Njëjtë, mu mërzitë njëjtë, në vend se me kanë më festu, ai mshel pa të drejtë. Dul qe dy herë i pafajshëm, tash kjo e treta, apet mshel, nuk kemi si mu ni mirë, kurrë drejtësi as liri për ne nuk po ka, as për Ramushin”, thotë Ruka.
Ajo thotë se Ramushi çdo herë ka qenë i mirë si për prindërit, po aq edhe për Kosovën, pasi që në zemër dhe në shpirt e ka Kosovën.
“Sa për prindër, sa për Kosovën, nuk muj me dallu kurrgjë, ai në zemër dhe në shpirt e ka Kosovën, prej si fëmijë që e ka fal Zoti ai ashtu ka qenë, i njëjtë, si për prind, si për Kosovën. Kjo na dhemb neve, që është për vend të vet, e s’po e lanë në vend të vet”, thotë nëna Rukë për KosovaPress.
Në këtë ditë të madhe për Kosovën, ajo nuk mund të mos flas për djemtë e saj dëshmorë, Luanin dhe Shkëlzenin, për të cilët thotë se nuk mundet me i përshkruar sa fëmijë të mirë kanë qenë, ndërsa kujton edhe takimin e fundit që ka pasur me Luanin, i cili ia la edhe një amanet, por të cilin nuk ka mundur t’ia mbajë kurrë.
“Me Luanin mas mrami jam kanë në bjeshkë, kur ka ardhur e më ka pa, ju kishin aj këmbët, mezi që ia kam dath çorapet, ia kam pre. Tha ‘nënë nuk shihemi më mes vete nashta’, thash pse ku po shkon, tha ‘kam me shku trup’, thash a në Deçan, tha ‘te vëllezërit tjerë, nuk po di, se shkoj trup, e nuk di çka bëhet. Veç nënë me kanë e fortë’. Jam dal e kam përcjell, thash më ke lanë këto fjalë, çka t’u ka tek a çka po më thua kështu? Tha ‘nënë nashta unë vritna, veç amaneti i Zotit, kurrë lot për mua mos me qit’. Por unë kurrë s’kam mundur me ia mbajt amanetin, se gjithë kam kajt, gjithë jam kanë e lirë prej lotëve. Ndihem krenar për ta, çfarë fëmijë kam rrit. I kam pas të aftë, e i kam pas të mirë, i kam pas për vend të vet”, thotë Ruka.
Ajo kujton se kishte dëshirë që ta martonte Luanin por sa herë ia kishte shprehur këtë dëshirë atij, i kishte thënë se do të martohet vetëm atëherë kur do të mund ta vendos i lirë flamurin kuq e zi, të cilin flamur thotë se e ka mbajtur edhe si fëmijë në shtëpi.
Nëna e Ramush Haradinajt thotë se nuk është e gatshme që t’ia falë Serbisë krimet që i ka bërë në familjen e saj dhe në të gjitha familjet shqiptare.
Rukë Haradinaj është nëna e shtatë djemve, më i madhi Ramush Haradinaj i cili ka qenë edhe komandant i zonës Operative të Dukagjinit dhe ish kryeministër i Kosovës, dy dëshmorëve Luan Haradinaj i rënë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë më 5 maj 1997, Shkëlzen Haradinaj rënë në prill të vitit 1999, Enver Haradinaj i vrarë pas luftës në rrethana ende të pasqaruara, Daut Haradinaj, ish-epror i UÇK-së tash deputet i Kuvendit të Kosovës, si dhe nëna e Frashër dhe Veton Haradinaj. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-i-votavwe-e1739554363552-780x439.jpg)
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera
![Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480151007_1399498498133746_6980425661509036658_n-e1739558241307-780x439.jpg)
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
![Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/patent-730x375-1-780x439.jpg)
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve
![Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/Bekim-Jashari-interviste-foto-Ridvan-Slivova-13-e1605279919923-780x439.jpg)
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim