Deutsche Welle ka zhvilluar një intervistë me babain e Vlorës (emri i vërtetë i njohur për redaksinë), i cili pohon se ish-bashkëshorti i së bijës dhe e bija e kanë gënjyer, kur kanë ikur në Siri.
Më poshtë po publikojmë rrëfimin e babait të saj, të cilin e ndërprejnë shpesh lotët…
DW: Kur e keni kuptuar se vajza juaj është kthyer nga Siria, se bashku me 109 persona të tjerë të kthyer në prill të këtij viti në Kosovë?
Babai: Unë e kam marrë vesh që bija ime është kthyer vetëm kur është lajmëruar nga Prishtina, nga një telefon i huaj. Më ka telefonuar një njeri nga Ferizaji dhe më ka treguar se i kanë kthyer nga Siria. Edhe ky person ka pasur fëmijë në Siri…(lotët e ndërprejnë rrëfimin…).
DW: …e shoh që jeni të shqetësuar edhe tani gjashtë muaj pas kthimit, por na tregoni pak: Si e keni ndjerë veten në momentin kur keni marrë lajmin?
Babai: …më fal për lotët po më tradhëtojnë! Nuk mund ta besoja se është kthyer. Kam qenë tepër i lumtur. Unë kam shpresuar se ajo një ditë do të kthehet, por gjithmonë kam pasur frikë se një ditë do të na vijë lajmi për vrasjen apo vdekjen e saj.
DW: A keni pasur kontakte gjatë kohës që vajza ka qenë në Siri?
Babai: Jemi dëgjuar ndonjëherë me telefon, ku ka pasur valë. Vlora më ka telefonuar, sepse unë nuk kam pasur numër të saj. Kemi biseduar shumë rrallë. Vlora ka qenë shpesh e shqetësuar gjatë telefonatave, por kurrë nuk më ka treguar se çfarë po vuan atje. Disa herë më ka kërkuar edhe para. Kam marrë hua nga miqtë dhe disa herë i kam dërguar, më shumë nuk kam mundur (lotë…).
DW: Si është e mundur që nuk kuptuat në kohë se fëmija juaj është radikalizuar?
Babai: Çika ime më parë kurrë nuk ka mbajtur as shami koke. Nuk ka ditur as të bje Shahadet (lutjet elementare në fenë islame), e të mos flas për falje apo diçka tjetër. Ne jemi myslimanë, por në shtëpi kurrë nuk jemi falur. Tani më duket shumë e çuditshme kur e shoh që falet pesë herë në ditë dhe praktikon fenë kaq shumë.
DW: Po si është radikalizuar Vlora dhe pse e keni lejuar të shkojë në Siri?
Babai: E bija ime ka qenë në shkollë të mesme dhe është dashuruar me një djalë. Pak m’u ka dukur i dyshimtë ai djali, por jo tepër. Ai djali ka ardhur tek unë në shtëpi dhe më ka pyetur a mund të shkojnë bashkë me pushime në Turqi? Unë e kam ndarë çikën time dhe e kam futur me një dhomë. I thash: Këtë djalë ti nuk guxon ta martosh. Por ajo më tha se është e dashuruar. Më premtoi dhe u betua se do të shkojnë vetëm në Turqi, me pushime, dhe se do të kthehet pas dhjetë ditësh…ditën tjetër më ka telefonuar nga Siria. E ndjeva veten shumë, shumë keq. Gruaja ime tërë ditën vetëm qante. Në mbrëmje shikova pak në internet, se çfarë po ndodhte në Siri… Nuk e di, si nuk jam çmendur. Nuk mund ta kuptoja – si është e mundur që fëmija im të shkojë në Siri. Unë nuk e kuptoj politikën e madhe, por më duket se bota ka dashur t’i mbledhë krejt terroristët me një vend dhe t’i vrasë të gjithë. Mirë ua kanë bërë. Pesë vite sa ka qenë Vlora në Siri kanë qenë për mua si 50 vjet në xhehnem (ferr). Po habitem qysh nuk jemi çmendur të gjithë.
DW: Vlora është martuar në Siri disa herë. Në Kosovë është kthyer me fëmijë. Sa kanë ndryshuar Vlora dhe fëmija i saj në gjashtë muajt e fundit, pas kthimit nga Siria?
Babai: Kanë ndryshuar shumë, sepse kur janë kthyer kanë qenë në gjendje të mjerueshme psikike dhe shëndetësore. Kohët e fundit në Siri kanë ngranë vetëm bar dhe bullgur. Gjendja e tyre ka qenë shumë e keqe. Fëmija ka qenë në gjendje katastrofale. Nuk ka mundur të çohet fare, ndërsa tani është shumë më mirë. Mund të ecë, mund të lëvizë, flet…
DW: Po si është kontakti i Vlorës me familjarët, fqinjët dhe rrethin? A kanë ata rezerva ndaj saj?
Babai: Ne të gjithë këtu jemi të një gjaku. Fqinjtë e kanë pranuar normalisht. Të gjithë kanë qenë të lumtur për kthimin e saj. E duan të gjithë, por vajza ka mbetur e mbyllur, sepse ende është nën masat e arrestit shtëpiak.
DW: Si po sillen autoritetet e shtetit ndaj jush?
Babai: Më duhet të them sinqerisht se shteti na ka ndihmuar shumë pak. Jo vetëm financiarisht, por edhe në mënyrë të tjera. Unë do të doja që Vlora të mos jetë nën masat e arrestit, që të mund të dalë dhe të shoqërohet me shoqe, të mund të integrohet më shpejtë. Ajo duhet të kuptojë se jeta këtu në Kosovë është krejt ndryshe nga ajo në Siri. Do të doja të shihet me njerëz të tjerë, të shohë se asnjë prej tyre nuk mban këto veshjet e zeza si ajo. Do të doja që sa më parë të heqë nikabin dhe të shëtis si të gjitha moshataret e saj.
DW: Mendoni se shteti nuk ka bërë mjaft për riintegrimin e tyre në shoqëri?
Babai: Shteti duhet të ofrojë më shumë mundësi për integrim. Unë personalisht dhe familja ime do të bëjmë të gjitha që janë në mundësitë tona për ta riintegruar në shoqëri. Por gjendja jonë financiare është shumë e rëndë. Shpresoj se shteti do të na ndihmojë më shumë jo vetëm me para, por edhe me programe të ndryshme.
Telegrafi, një ditë më parë ka publikuar rrëfimin e Vlorës për DW, e cila ka folur për shkuarjen e saj në Siri, si e ka përjetuar kohën e jetës në “Shtetin Islamik”, vrasjen e dy bashkëshortëve, a ka parë edhe vetë vrasje dhe tmerre të kryera nga IS, si ka jetuar dhe çfarë ka ngrënë, a e ndjen veten fajtor për përfshirje në një luftë në vend të huaj, a është penduar, si e sheh jetën në të ardhmen…? /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës